Flash

Trump kërcënon të nxjerrë SHBA nga NATO, çfarë po ndodh në samit

Lapsi.al 12 July 2018
Trump kërcënon të nxjerrë SHBA nga NATO, çfarë

Presidenti Donald Trump kërcënoi të nxjerrë SHBA-të nga NATO nëse aleatët nuk përmbushin menjëherë objektivat për të shpenzuar më shumë në mbrojtje, thanë zyrtarët dhe diplomatët e NATO-s.

Trump paralajmëroi për "pasoja të rënda" nëse aleatët nuk i përmbushin menjëherë objektivat e shpenzimeve më të larta, duke prishur një takim në mëngjes të udhëheqësve të NATO-s me udhëheqësit e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në ditën e dytë të samitit të liderëve të NATO-s të enjten. Një zyrtar i NATO-s tha se Trump dëshiron që vendet anëtare të aleancës të kenë një plan deri në janar për të arritur objektivin e shpenzimeve.

Disa zyrtarë kërkuan kujdes në interpretimin e vërejtjeve të Trump, por thonë se aleatët dëgjuan qartë një kërcënim. Pasi u mor vesh për këtë kërcënim të Trump, në selinë e NATO-s, zyrtarët e lartë të pranishëm dhe gazetarët filluan të telefonin këdo për të zgjidhur se çfarë tha Trump saktësisht.

Dy versionet më të besueshme, sipas zyrtarëve të informuar, ishin nëse aleatët nuk paguajnë, SHBA "do të bëjë gjërat vetë" ose "do të vazhdojë vetëm".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg menjëherë e zhvendosi takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi më i lartë politik i aleancës, për një sesion emergjence vetëm për aleatët. Partnerët, duke përfshirë edhe Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e lanë këtë diskutim.

Më vonë në një konferencë shtypi, Trump nuk iu përgjigj pyetjes nëse ai kishte kërcënuar të largonte Shtetet e Bashkuara jashtë NATO-s. Në vend të kësaj, ai iu përgjigj një pjese tjetër të pyetjes, e cila pyeste nëse mund të tërhiqej pa pëlqimin e Kongresit. Ai tha: "Unë mendoj se mundem." 

Zyrtarët e NATO-s thanë se Trump ishte i zemëruar me mbulimet që media i kishte bërë samitit, duke sygjeruar se dita e parë e këtij samiti ishte e qetë, dhe jo siç u përshkrua në media.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Samit katastrofik i NATO-s? Trump sulm të paprecedent vendeve aleate

Edhe përpara se të merrte detyrën në janar të vitit 2017, Trump i ka kritikuar ashpër aleatët pasi nuk kanë shpenzuar mjaftueshëm në mbrojtje. Megjithatë, shpesh duket se Trump nuk e kupton mënyrën si financohet NATO. Ai është ankuar në mënyrë të përsëritur se aleatët kanë një “borxh” të madh.

Diplomatët thanë se deklaratat e Trump potencialisht paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare të Britanisë së Madhe. Me këtë të fundit jashtë Bashkimir Europian, NATO është shylla kryesore e sigurisë së këtij vendi. Pikërisht Britania e Madhe ndihmoi që të krijohej NATO pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimet që vinin nga Moska. NATO mbetet një klub ndërkombëtar ku Britania e Madhe ndihet “me të vërtetë në shtëpi”, u shpreh një diplomat anglez.

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Kriza e emigrantëve, çfarë kërkon Salvini

Në kuadër të samitit ditën e enjte në Insbruk të Austrisë, zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini i është kthyer sërish çështjes së flukseve të migracionit...

11:40

Sulm kamikaz në Pakistan, 21 të vdekur

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz të së martës, që la të paktën 21 njerëz të vdekur në Peshawar, një qytet afër kufirit afgan. N...

15:58

Trump: Gjermania është rob i Rusisë

Donald Trump e ka nisur me tone të ashpra samitin dy-ditor të NATO-s në Bruksel, duke kritikuar Gjermaninë për marrëveshje në vlerë të “miliarda dollarëve” me R...

11:46

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI