Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Katër gjëra që duhet të bëni në mëngjes për të qenë më shumë produktivë

Lapsi.al 12 July 2018
Katër gjëra që duhet të bëni në mëngjes

Mënyra se si e nisni ditën tuaj mund ta ndryshojë gjithë vazhdimin e saj. “Nëse e filloni ditën me kaos, kështu do të vijojë dhe pjesa tjetër e ditës”, thotë Peggy Duncan, ekspert i produktivitetit personal.

Ekspertët e produktivitetit dhe punës thonë se gjumi është hapi i parë drejt një dite me energji të mjaftueshme për të qenë më shumë produktivë, shkruan revista monitor.

1. Jepuni përparësi gjërave më të rëndësishme

Është momenti për të zbatuar atë listën e gjërave që keni në kokë … duke i shkruar apo nëpërmjet një aplikacioni.

Niseni ditën duke shkruar gjërat që doni të realizoni. Jepuni përparësi elementeve si: kritike (duhet bërë brenda 24 orëve të ardhshme); të rëndësishme (për t’u bërë në ditët në vazhdim) dhe më pak rëndësi (aktivitete që nuk kanë urgjencë dhe mund të shtyhen në kohë).

“Kjo do të thotë që të përqendroheni te gjërat më të rëndësishme, në mënyrë që puna të bëhet” – thotë Ellen Faye, ekspert i produktivitetit.

Pasi të keni bërë listën, programoni ditën në mënyrën më eficiente. “Programojeni axhendën tuaj me punë të ngjashme, në mënyrë që dita të ecë sa më mirë” – këshillon Kathryn McKinnon, ekspert i menaxhimit të kohës.

Për ta bërë ekipin e punës më produktiv, një mbledhje e përditshme mund të ishte e nevojshme për t’i bërë të gjithë të merreshin me objektivat më të rëndësishme të ditës. “5 – 10 minuta në këmbë do të ishin të mjaftueshme për një mbledhje, në këmbë, në mëngjes”, – këshillon Faye. Kështu të gjithë krijojnë një ide të objektivave më urgjente të ditës… pavarësisht se nuk janë të një mendje. Megjithatë është e qartë se po diskutojmë për prioritetet e ditës dhe më pas vijnë të tjerat.

2. Eliminoni vendime dhe detyra të parealizueshme

Racionalizimi i mëngjeseve tuaja mund t’ju ndihmojë të reduktoni vrapin e shpejtë në shtëpi për të dalë në kohë prej saj. Zgjidhini veshjet, përgatiteni mëngjesin tuaj dhe çdo gjë tjetër që ju duhet për punë një natë më parë. Faye, për shembull, pëlqen ta zgjedhë fustanin e saj çdo mëngjes, por sirtari i saj me çorape është gjithnjë plot dhe me një lloj çorapesh. “Kështu që nuk më duhet të mendoj. Kam dhjetë palë çorape të njëjta dhe nuk humb kohë”.

3. Përcaktoni orën e punës para se të shkoni në zyrë

Leximi i emal-it ndërkohë që lani dhëmbët dhe kontrollimi i fëmijëve nëse janë duke u veshur është një realitet për shumë persona. Por kjo nuk është efikase. Nëse duhet t’i përgjigjeni një email-i apo telefonatave që lidhen me punën para se të shkoni në zyrë, përcaktoni një kohë për t’u ulur për të bërë pikërisht këtë gjë, shkruan revista monitor.

“Nëse e dini se klienti juaj apo kompania pret që ju të nisni një email, planifikoni një gjysmë ore ose një orë ose gjithçka për të cilën keni nevojë për të mbrojtur kohën tuaj” – këshillon Faye. “Mos u përpiqni ta përfshini atë në rutinën tuaj”.

4. Merrni pak kohë për veten

Merrni pak kohë dhe përqendrohuni vetëm te vetja. Nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë, nëse meditoni, lexoni lajmet, dëgjoni muzikë relaksuese, bëni diçka për veten – këshillojnë ekspertët.

“Jepini vetes atë hapësirë para se ju të shkoni në punë”, – thotë McKinnon. Në këtë mënyrë ju nuk do të ndiheni i zemëruar. Ju keni nevojë për atë kohë për veten për të mbledhur dhe për të ruajtur energjinë tuaj. Një mëngjes me kalori do t’ju ndihmojë për të qenë produktivë çdo mëngjes – shton ekspertja.

“Ne jemi më produktivë kur e nisim ditën me një mëngjes të shëndetshëm. Proteinat janë shumë të rëndësishme. Ju keni nevojë për një mëngjes të tillë për të qenë energjikë gjatë ditës”. 

Të këshilluara

Një virusi i ri seksual kërcënon botën

Një infeksion i rrallë i transmetuar seksualisht (STI) mund të shkaktojë një “emergjencë të shëndetit publik” brenda 15 vjetëve nëse nuk merret seriozisht, ka p...

20:56

Shenjat që keni gjetur partnerin ideal

Kur jetojmë një marrëdhënie dashurie, gjithnjë na shoqëron pyetja, a është njeriu i duhur. Edhe në rastin më të mirë, kur ai/ajo shfaqet plot përkushtim, dyshim...

14:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI