Flash

Higuain te Chelsea, por i vendos kushte Juventusit

Lapsi.al 12 July 2018
Higuain te Chelsea, por i vendos kushte Juventusit

Gonzalo Higuain është gati të largohet nga Juventus, por sipas kushteve të tij. Sulmuesi argjentinas është i sakrifikuari i shoqërisë bardhezi për të arritur tek Cristiano Ronaldo. Marotta e Paratici po presin ofertat që duhet të jenë jo inferiore se 55 milionë euro. Pipita nga ana e tij ka shprehur preferencën e tij për Chelsea, por pretendon një dalje të mirë nga Juventus.

Juventus nuk mund ti lejojë vetes të mos bëjë para me ndonjë shitje të rëndësishme pas investimit për Cristiano Ronaldon, por edhe Higuain e ka kuptuar, nga zhvillimet e merkatos, se duhet të jetë gati. Zgjidhja e situatës është Sarri, por edhe ana ekonomike.

Pipita pret të zgjidhet cështja e ish-teknikut të tij tek Napoli, për tu bashkuar me të tek Chelsea. Sigurisht argjentinasi nuk është nga ata që nuk ia njohin vlerëat vetes: londinezëve i kërkon një kontratë prej 7 milionë euro në vit, ndërsa Juventus një dalje të mirë e të pasur. pa këto kushte, sulmuesi është gati të bëhet pengesë. E në këtë pikë, transferimi duket i thjeshte, por nuk është...

Të këshilluara

Vendimi drastik, jo më tifoze sexy në ekrane

Në stadiume tashmë do të shihet vetëm futboll. Jo se nuk është parë futboll deri tani, por bukuroshet që ndjekin kombëtaret e tyre kanë tërheqeur vëmendjen shum...

17:40

Për një kapricio e sheh finalen nga divani...

"Mjaft bëre teka, përndryshe...". Cilido këtë frazë e ka dëgjuar shumë herë në jetë, kush më pak e kush më tepër. E pas asaj “përndryshe” është zëri i prindit a...

10:45

Çudit Pacult: "Nuk ishim favoritë"

Barazimi 0-0 mes Kukësit e Valetës në raundin e parë të Champions League mund të ketë befasuar këdo, përvec teknikut Peter Pacult. Austriaku ka refuzuar të pran...

10:26

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI