Flash

Gega "heq dorë" nga Europa League, mendon për kampionatin

Lapsi.al 12 July 2018
Gega "heq dorë" nga Europa League, mendon për kampionatin

Një humbje në një ndeshje të ekuilibruar, por që ngjan me një dorëzim, nëse do llogaritet deklarata pas ndeshjes e teknikut të Partizanit, Skënder Gega, që duket sikur e priste humbjen përballë Maribor në raundin e parë të Europa League.

"Nuk bëmë dot më shumë, sepse dihet gjendja e skuadrës dhe e disa lojtarëve. Donim të ishim dinjitozë, por kemi shumë për të bërë akoma. Sigurisht qëllimi është kampionati dhe aty e kemi vëmendjen dhe duhet të jemi gati" - deklaroi pas ndeshjes tekniku - "Do mundohemi të rikuperojmë në kthim, por është e vështirë. Do e shoh me qetësi, por besoj se kemi bërë më të mirën".

Që debutimi do të ishte i vështirë për Skënder Gegën në krye të pankinës së Partizanit, kjo ishte parashikuar, duke qenë se kundërshtari ishte Maribor, por skuadra e teknikut kryeqytetas bëri një prezantim të mirë, pavarësisht emergjencës me të cilën punoi për të qendë gati në kohë.

"Ndoshta e vështirëson shumë goli që pësuam, por në aspektin e lojës gjithcka shkoi si e kishim parashikuar. E dinim që Maribor ishte ekip i mirë, por jam i kënaqur dhe mund të merrnim edhe më tepër" përfundoi tekniku i Partizanit.

4-3-3 kurajoz me të cilin tekniku zgjodhi ti krijojë probleme sllovenëve të Darko Milanic, funksionoi të paktën në pjesën ofensive. Megjithatë, për tu shqetësuar ishte mungesa e dublimeve në një kundër një, që shpesh i vuri në vështirëi në qendër, por edhe në krahun e majtë ku luante Kalari. Avantazhi i të kuqve ishte fakti që skuadra e kishte ruajtur fizionominë, në krahasim me sezonin e kaluar, vetëm se një skuadër që arriti zonën europiane me shumë peripeci kishte nevojë për ndërhyrje dhe të paktën Nikolic, emri i vetëm i ri në listën e të kuqve, ka nevojë për më shumë minuta dhe më tepër kohë për tu shfaqur dhe Gega këtë e di...

Të këshilluara

Vendimi drastik, jo më tifoze sexy në ekrane

Në stadiume tashmë do të shihet vetëm futboll. Jo se nuk është parë futboll deri tani, por bukuroshet që ndjekin kombëtaret e tyre kanë tërheqeur vëmendjen shum...

17:40

Për një kapricio e sheh finalen nga divani...

"Mjaft bëre teka, përndryshe...". Cilido këtë frazë e ka dëgjuar shumë herë në jetë, kush më pak e kush më tepër. E pas asaj “përndryshe” është zëri i prindit a...

10:45

Çudit Pacult: "Nuk ishim favoritë"

Barazimi 0-0 mes Kukësit e Valetës në raundin e parë të Champions League mund të ketë befasuar këdo, përvec teknikut Peter Pacult. Austriaku ka refuzuar të pran...

10:26

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI