Flash

Finalja e Kupës së Botës mbyll Kullën Eiffel

Lapsi.al 12 July 2018
Finalja e Kupës së Botës mbyll Kullën Eiffel

Kulla Eiffel do të mbyllet të dielën si pjesë e masave të sigurisë që do të aplikohen në Paris, me rastin e transmetimit, në një ekran gjigant, të finales së Kupës së Botës, ku pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra persona. "Për motive sigurie, policia e Parisit ka kërkuar mbylljen e Kullës Eiffel", ka bërë të ditur shoqëria e menaxhimit SETE, duke shtuar se personat që kanë bileta të prenotuara do të rimbursohen. Gjatë finales së Euro 2016 mes Francës e Portugalisë më shumë se 90.000 persona u mblodhën në fan zone përpara Kullës Eiffel. Simboli francez do të jetë i mbyllur edhe gjatë të shtunës së fakt, për shkak të festës kombëtare të marrjes së Bastijës.

Të këshilluara

Vendimi drastik, jo më tifoze sexy në ekrane

Në stadiume tashmë do të shihet vetëm futboll. Jo se nuk është parë futboll deri tani, por bukuroshet që ndjekin kombëtaret e tyre kanë tërheqeur vëmendjen shum...

17:40

Për një kapricio e sheh finalen nga divani...

"Mjaft bëre teka, përndryshe...". Cilido këtë frazë e ka dëgjuar shumë herë në jetë, kush më pak e kush më tepër. E pas asaj “përndryshe” është zëri i prindit a...

10:45

Çudit Pacult: "Nuk ishim favoritë"

Barazimi 0-0 mes Kukësit e Valetës në raundin e parë të Champions League mund të ketë befasuar këdo, përvec teknikut Peter Pacult. Austriaku ka refuzuar të pran...

10:26

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI