Flash

Disfata Europiane e skuadrave shqiptare...

Lapsi.al 12 July 2018
Disfata Europiane e skuadrave shqiptare...

Për mënyrën se si u përgatit pre-sezoni në Europa League, ndoshta rezultatet ishin të pritshme, por të rrezikosh daljen e të treja skuadrave pjesëmarrëse në raundin e parë nuk është e zakonshme. Luftëtari, Partizani e Laçi dalin të dërrmuara nga përplasjet me rivalët e tyre, duke lënë shumë për të dëshiruar në përfaqësimin e tyre europian. Nëse Partizani dicka më pak, e Laçi për golin në fushën kundërshtare më shumë kanë ende një shpresë për të përmbysur situatën, Luftëtari është turpëruar në transfertën letoneze përballë Ventspils.

Gjirokastritët kanë pësuar 5 gola vetëm në një pjesë lojë, duke i kthyer 45 minutat e dyta sa për statistike, ndërsa për kthimin në Shqipëri nuk ka asnjë histori. Adeleke Akinyemi ka shënuar 4 gola ndaj gjirokastritëve duke bërë të pakuptimtë të gjithë lëvizjen në mbyllje të kampionatit, që në fakt ishte ekzaktëisht kështu...e pakuptimtë. Largimi i Hasan Likës për ti bërë vend Milos Kostic solli vetëm shuplakën e hidhur 5-0 kundër Ventspils që shënoi me mënyrën më të debutimin europian të bluezinjve.

Partizani u mund në Selman Stërmasi përballë Maribor dhe ishte rezultati ndoshta më i menduar ngë të gjithë, për atë që përfaqëson skuadra sllovene. Por pavarësisht se të shkosh në transfertë me një humbje 0-1 nuk është e bukur dhe as komode si rezultat, të kuqtë e Gegës kanë bërë një prezantim të mirë dhe ndoshta meritonin të paktën barazimin.

Laçi kishte firo shumë të mëdha për të menduar rezultat më pozitiv në Qipro, e megjithatë kurbinasit impresionuan përballë një skuadre si Anorthosis, duke kaluar të parët në avantazh. Kundërshtari ka lojtarë të nivelit të lartë, edhe pse jo më në kulmin e tyre. Daniel Pranjic 36 vjecari, ish-Bayern Mynih, barazoi rezultatin përpara se të vendoste përmbysjen dhe humbjen e tretë në tre ndeshjet e klubeve shqiptare, Sekou Cisse ëingeri i kombëtares së Bregut të Fildishtë.

Nëse ka një skuadër që shpreson akoma se mund të kalojë raundin e parë të Europa League, është vetëm Laci, për faktin se do të luajë në shtëpi, vetëm në rast se Partizani nuk bën cudinë duke u imponuar me dy gola në Slloveni kundër Mariborit të Ahmedit...

Të këshilluara

Doping Rusia...? Fifa ka përgjigjen...

Dyshimet, skenarët apo teoritë më të komplikuara të konspiracionit kanë marrë përgjigjen e FIFA-s, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbylljen e Botërorit ...

20:25

Vendimi drastik, jo më tifoze sexy në ekrane

Në stadiume tashmë do të shihet vetëm futboll. Jo se nuk është parë futboll deri tani, por bukuroshet që ndjekin kombëtaret e tyre kanë tërheqeur vëmendjen shum...

17:40

Për një kapricio e sheh finalen nga divani...

"Mjaft bëre teka, përndryshe...". Cilido këtë frazë e ka dëgjuar shumë herë në jetë, kush më pak e kush më tepër. E pas asaj “përndryshe” është zëri i prindit a...

10:45

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI