Flash

Çudit Pacult: "Nuk ishim favoritë"

Lapsi.al 12 July 2018
Çudit Pacult: "Nuk ishim favoritë"

Barazimi 0-0 mes Kukësit e Valetës në raundin e parë të Champions League mund të ketë befasuar këdo, përvec teknikut Peter Pacult. Austriaku ka refuzuar të pranojë realitetin, tejet I nervozuar në përfundim të sfidës. "Nuk kam thënë kurrë që ishim ne favoritë. Unë kam 21 vjet në futboll dhe këto gjëra i njoh. Valeta ishte një skuadër e organizuar", vlerësoi Pacult. Për teknikun mund të ishte edhe kështu, por në të gjithë nivelet nga futbollistët e deri te arbitrat diferencat mes Shqipërisë e Maltës janë evidente. Austriaku nuk mund te kapet aspak në titujt kampion të maltezëve, sepse Kukësi vërtetë me pak histori, por ne vitet që e ka shkruar ka bërë diferencën dhe tifozët verilindorë meritonin tjetër justifikim nga trajneri I tyre. Ndryshimet e mëdha në skuadër kanë penalizuar qartë Kukësin në këtë debutim Europian, pavarësisht se Pacult e anashkaloi faktin. Ajo që duhet të merrte përsipër një trajner që ka 21 vjet në futboll, siç e thotë vetë, është përgjegjësia për një neglizhencë të skuadrës, gjë që e bëri kapiteni Ylli Shameti. "E kishim nënvleftësuar kundërshtarin, por tani duhet të bejme kujdes". Para ndeshjes Kukësi e nëvleftësoi Valetën dhe mori një 0-0, tani mbetet të shpresojmë që do ta marrë shumë më seriozisht para kthimit për të mos marrë nga Malta surpriza të pakëndshme, që Pacult nuk do të mund ti anashkalojë me një deklaratë "nuk ishim favoritë"...

Të këshilluara

VIDEO / Trippier "humor anglez" Kroacisë

Anglia gjen rrugën e rrjetës që në minutën e 5' të sfidës me Kroacinë. Protagonist Kieran Trippier që finalizon në rrjetën e Subasic një goditje dënimi të ekzek...

20:20

Xherdan Shaqiri “joker" luksi te Liverpool?

Autor i një performance mbresëlënëse me Zvicrën gjatë “Rusi 2018”, Xherdan Shaqiri ka bërë të lakohet emri i tij për merkaton e kësaj vere. Destinacioni i munds...

14:08

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI