Flash

Çifti divorcohet pas 14 vitesh martesë për faj të... Messit dhe Ronaldos

Lapsi.al 12 July 2018
Çifti divorcohet pas 14 vitesh martesë për faj të...

Arseni 40-vjeç dhe Lyudmila 37 ranë në dashuri me njëri-tjetrin pikërisht gjatë Botërorit të vitit 2002. Simpatia për futbollin i bashkoi, por më pas u bë shkak për t’i ndarë. Ai tifoz i Barcelonës dhe mbështet Messin ndërsa Lyudmila, tifoze e Real Madrid dhe fanse e Cristiano Ronaldo.  Çifti u martua 14 vite më parë në Chelyabinsk, në Rusi ku edhe jetonin.

Arseni thotë se fillimisht ai dhe bashkëshortja bënin shaka për Messin dhe Ronaldon, por ky Botëror i vuri “kapakun” martesës së tyre. Sipas tij, Lyudmila tallej vazhdimisht me Messin pas dështimit të Argjentinës në Kupën e Botës.

“Kulmi arriti”, - thotë ai, - “në ndeshjen e Argjentinës me Nigerinë, kur ajo nuk ndalonte së talluri Messin. Kur filloi Kupa e Botës, Lyudmila vazhdimisht tallej me mua dhe lojtarin tim të preferuar, duke thënë se ai luante shumë keq dhe as nuk mundi të shënonte një penallti të rëndësishme që ishte në ndeshjen me Islandën.

U zemërova, ndërkohë dhe unë shpreha gjithçka që ndjeja për Ronaldon e saj të bukur dhe kombëtaren portugeze, për atë vet dhe për të gjitha skuadrat e tjera që Lyudmila simpatizon. Pastaj mora gjërat e mia dhe e lashë atë njëherë e mirë”, - ka thënë 40-vjeçari për një gazetë lokale ruse. Të nesërmen ai paraqiti kërkesën për divorc. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Disfata Europiane e skuadrave shqiptare...

Për mënyrën se si u përgatit pre-sezoni në Europa League, ndoshta rezultatet ishin të pritshme, por të rrezikosh daljen e të treja skuadrave pjesëmarrëse në rau...

21:35

Doping Rusia...? Fifa ka përgjigjen...

Dyshimet, skenarët apo teoritë më të komplikuara të konspiracionit kanë marrë përgjigjen e FIFA-s, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbylljen e Botërorit ...

20:25

Vendimi drastik, jo më tifoze sexy në ekrane

Në stadiume tashmë do të shihet vetëm futboll. Jo se nuk është parë futboll deri tani, por bukuroshet që ndjekin kombëtaret e tyre kanë tërheqeur vëmendjen shum...

17:40

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI