Flash

A prezantohet edhe Afrika në finalen e Botërorit?

Lapsi.al 12 July 2018
A prezantohet edhe Afrika në finalen e Botërorit?

"Kombëtarja e Francës nuk është vërtetë aq franceze dhe nëse ka avancuar në finalen e Kupës së Botës është sepse ka rekrutuar gjigantët nga Afrika", është pretendimi i zëvendës-presidentit të parlamentit të Iranit, Ali Motahari.

Cështja është nëse ka të drejtë...!? Ndoshta po e ndoshta jo, sepse ata janë të gjithë francezë për sa kohë përfaqësojnë fanellën e Les Bleus, por një meritë ka natyrisht edhe kontinenti afrikan që ka furnizuar Francën me lojtarë të tillë madhështorë si Pogba, Varane apo Umtiti.

Skuadra e Francës përfshin dy lojtarë që kanë lindur jashtë territorit francez - mbrojtësi Samuel Umtiti i lindur në Kamerun u trabsferuar në Francë bashkë me familjen kur ishte 2 vjec, ndërsa portieri Steve Mandanda në të njëjtën moshë mbërriti në Francë nga Kongo.

15 nga 23 lojtarët e Francës në Rusi 2018 janë me origjinë afrikane, duke filluar nga Kimpembe që e ka të atin kongolez, Pogba, Mbappe, Dembele, Kante, Matuidi, N'Zonzi, Fekir, Mendy, Sidibe, Lemar e Rami (të gjithë me prindër afrikanë), deri tek Tolisso që mund të kishte përfaqësuar Togon.

Lojtarë të rëndësishëm, që kanë bërë diferencën për Francën, por që në sytë e kombeve të tjera nuk është edhe kaq bukur sa e shohin francezët. Ali Motahari i është drejtuar Fifa-s ti japë fund pabarazisë në futboll, duke kërkuar që skuadrat të përfaqësohen vetëm nga qytetarët "e vërtetë" të vendeve.

Të këshilluara

Për një kapricio e sheh finalen nga divani...

"Mjaft bëre teka, përndryshe...". Cilido këtë frazë e ka dëgjuar shumë herë në jetë, kush më pak e kush më tepër. E pas asaj “përndryshe” është zëri i prindit a...

10:45

Çudit Pacult: "Nuk ishim favoritë"

Barazimi 0-0 mes Kukësit e Valetës në raundin e parë të Champions League mund të ketë befasuar këdo, përvec teknikut Peter Pacult. Austriaku ka refuzuar të pran...

10:26

VIDEO / Trippier "humor anglez" Kroacisë

Anglia gjen rrugën e rrjetës që në minutën e 5' të sfidës me Kroacinë. Protagonist Kieran Trippier që finalizon në rrjetën e Subasic një goditje dënimi të ekzek...

20:20

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI