Flash

ZYRTARE/ Varësia ndaj seksit është çrregullim i shëndetit mendor

Lapsi.al 11 July 2018
ZYRTARE/ Varësia ndaj seksit është çrregullim i

Për herë të parë varësia ndaj seksit është kasifikuar si çrregullim i shëndetit mendor në Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve.

Lista e quajtur ICD-11 është dokumenti themelor që mjekët dhe shkencëtarët në mbarë botën përdorin për të identifikuar dhe studiuar problemet shëndetësore, dëmtimet dhe shkaqet e vdekjes.

ICD-1 klasifikon varësinë ndaj seksit si model i vazhdueshëm i dështimit për të kontrolluar impulse intensive, të përsëritura seksuale.

Çrregullimi nuk ka të bëjë me sa partnerë seksualë ka një person ose se sa seks bën, përkundrazi, është kur sjellja seksuale e dikujt bëhet një fokusi qendror i jetës së personit deri në pikën e neglizhimit të shëndetit e kujdesit personal, interesave, aktiviteteve dhe përgjegjësive të tjera.

Çrregullimi mund të ndërhyjë në aftësinë e dikujt për të shkuar në punë ose për të përfunduar shkollën. Mund të dëmtojë marrëdhëniet. Edhe pse dikush me këtë çrregullim mund të dëshirojë t'i rezistojë nevojës së tyre të vazhdueshme për seks, ka qenë i pasuksesshëm, pasi nuk mund të kënaqen as nga aktiviteti seksual i përsëritur.

Ndërsa çrregullimi i sjelljes seksuale nuk përfshin shqetësim që lidhet tërësisht me gjykimet morale dhe mosmiratimet në lidhje me impulset, nxitjet apo sjelljet seksuale.

Të këshilluara

Flamingot jo më tendenca e kësaj vere

Instagrami është ai që na njeh me trendet më të fundit të veshjeve, aksesorëve, grimit, flokëve etj. Një prej trendeve që presim me padurim çdo verë, përveç rro...

17:23

Si të realizosh foton selfie perfekte

Të kapësh momentin me anë të fotove shtë një gjë shumë ë bukur sigurisht. Por perveç fotove që na bëjnë miqtë, prej disa viteve janë bërë një trend shumë i përd...

15:45

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI