Flash

Sulm kamikaz në Pakistan, 21 të vdekur

Lapsi.al 11 July 2018
Sulm kamikaz në Pakistan, 21 të vdekur

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz të së martës, që la të paktën 21 njerëz të vdekur në Peshawar, një qytet afër kufirit afgan. Në një tjetër sulm mbetën të plagosur 63 persona.

Ky është sulmi më vdekjeprurës militant në Pakistan këtë vit, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme më 25 korrik. Në një deklaratë, zëdhënësi i talebanëve pakistanezë Mohammad Khurasani tha se bombardimet e suksesshme (në Peshawar) janë fillimi i hakmarrjes dhe se detajet e bombardimeve vetëvrasëse do të publikohen së shpejti.

Midis të vdekurve është edhe kandidati i Partisë Kombëtare Awami (ANP), Haroom Bilour, i cili do të konkurronte për zgjedhjet e këtij muaji. Babai i Bilour,  ish ministri Bashir Ahmed Bilour, u vra gjithashtu në një sulm kamikaz të kryer nga talebanët pakistanezë në 2012.

Në një konferencë të martën, përpara sulmit, zëdhënësi ushtarak Gjeneral Major Asif Ghafoor detajoi operacionin e madh të sigurisë i cili do të vihet në vend ditën e votimit. Pothuajse 372,000 punonjës të sigurisë do të vendosen për të siguruar që njerëzit që shkojnë në votime të jenë të mbrojtur.

Të këshilluara

Trump: Gjermania është rob i Rusisë

Donald Trump e ka nisur me tone të ashpra samitin dy-ditor të NATO-s në Bruksel, duke kritikuar Gjermaninë për marrëveshje në vlerë të “miliarda dollarëve” me R...

11:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI