Flash

Shihni si ju ka ndryshuar pasuria në pushtet këtyre 10 kryebashkiakëve

Lapsi.al 11 July 2018
Shihni si ju ka ndryshuar pasuria në pushtet këtyre 10

Pasuria e zyrtarëve të lartë ngjall gjithnjë interes në opinionin publik. Sa ndryshon ajo vit pas viti, dhe nga ju shtohet pasuria. Ne kemi zgjedhur 10 kryebashkiakë dhe deklaratat e pasurisë së tyre si ka ndryshuar gjatëve viteve të fundit. Disa prej tyre janë mjaft të debatuar por na shfaqen të varfër dhe të zhytur në kredi, por ka dhe të tjerë që deklarojnë pasuri të mëdha. Disa janë bërë të pasur nga trashëgimia e babait apo gjyshit, ndërsa të tjerë nuk e thonë se nga janë pasuruar edhe pse deklarojnë pasuri të patundshme me miliona euro.

Më poshtë shihni të dhënat e 10 kryebashkiakëve:

• Elvis Rroshi, ish Kryebashkiak i Kavajës.

Ai bëri shumë zhurmë kur ushtronte mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Rroshi disponon shumë prona e tokë truall, të cilat i deklaron se i ka blerë personalisht. Ndërsa një shumë të majme parash zoti Roshi ka arritur ta sigurojë pas shitjes së një ndërtese me sipërfaqe 246 m2, pasuri e siguruar nga shkëmbi i truallit me të cilin është ndërtuar ndërtesa. Roshi nuk ka kredi në bankë ndërsa është aksioner i një firme ndërtimi.

• Erion Veliaj-kryetar i Bashkisë Tiranë

Erion Veliaj u bë pjesë e detyrimit të deklarimit të pasurisë në vitin 2013, kohë kur ai fitoi mandatin e deputetit. Në deklaratën e parë të pasurisë ai deklaron si pronë të patundshme një apartament, ndërsa ka në pronësi të tij 2 autovetura dhe disa llogari bankare. Veliaj nuk është kreditor në bakën, si pjesa më e madhe e zyrtarëve të lartë ndërsa të ardhurat e vetme të tij vinin nga pagesa si deputet e ministër. Në deklaratën e pasurisë së tij është dhe bashkëshortja AJola Xoxa, e cila në fakt është ajo që siguron të ardhurat më të mëdha në familjen e saj. Vetëm në vitin 2017 të ardhurat nga aktiviteti i saj si konsulente ligjore në biznesin e saj janë plot 5706013, thuajse 5 herë më shumë se kryebashkiaku Veliaj.

• Voltana Ademi, Kryetare Bashkie Shkodër

Voltana Ademi e ka nisur deklarimin në vitin 2012, kohë kur ajo ushtronte detyrën e Prefektes në Shkodër. Ajo siguronte të ardhurat nga paga e saj, bashkëshortit si dhe qiratë e ambienteve që kishte dhënë. Voltana Ademi jo vetëm që disponon një apartament në të cilin jeton, por ajo ka mundur që të jetë bashkëpronare edhe e 3 subjekteve të tjera, shtëpi dhe biznese. Edhe Voltana Ademi deklaron se nuk ka mundur ti shpëtojë futjes në kredi bankare.

• Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë Durrës

Ai ushtron detyrën e kryebashkiakut që prej vitit 2007, ndërsa në deklaratën e pasurisë mund të cilësohet një pronar i vërtetë. Pronar i nja pallati 11 katësh, pronar trualli, apartamentesh, garazhde e magazina janë pronat e pranuar prej tij që në vitit 2007. Të ardhurat e Vangjush dakos sigurohen nga paga si kryebashkiak por dhe të ardhurat nga qiradhënia e pronave të tij. të ardhurat nga paga e bashkëshortes por dhe shitje të apartamente të tij. kontrata e shkëmbimit i kanë sjellë dhe 4 apartamente në plazh, të cilat në deklaratën e pasurisë thuhet se janë shkëmbyer me prona në Shkozet. Gjithashtu Vangjush dako ka shtuar pasurinë në tokë truall në Xhafzotaj ku do të ndërtojë një godinë 3 katëshe.

• Sotiraq Filo-Kryetar i Bashkisë Korçë

Në 2013 Sotiraq Filo u bë për herë të parë pjesë e deklarimit të pasurisë së tij për shkak të detyrës si kryebashkiak. Filo zotëron 50% të një shtëpie banimi në Korçë ndër depozitat bankare janë të shumta, ku në 16 llogari bankare Filo dhe bashkëshortja e tij kanë depozita por dhe llogari rrjedhëse. Kryebashkiaku i Korçës i ka shpëtuar kredive, por ai ka zgjedhur që mos të bëjë shpenzime të mëdha. Kështu familja e zotit Filo deklaron se nuk ka automjete në emrin e tyre, duke qenë kështu i vetmi kryebashkiak pa automjet në pronësi.

Për të parë lajmin e plotë klikoni në :

http://intv.al/10-kryebashkiaket-qe-bene-zhurme-shihni-si-ju-ka-ndryshuar-pasuria-ne-pushtet-64608

Të këshilluara

Shenjat që keni gjetur partnerin ideal

Kur jetojmë një marrëdhënie dashurie, gjithnjë na shoqëron pyetja, a është njeriu i duhur. Edhe në rastin më të mirë, kur ai/ajo shfaqet plot përkushtim, dyshim...

14:15

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI