Flash

Pacult i ikën mendja, Valleta ngel në klasë 4-3-3 e Kukësit

Lapsi.al 11 July 2018
Pacult i ikën mendja, Valleta ngel në klasë 4-3-3 e Kukësit

Nëse Kukësi kërkon të marrë stafetën e Skënderbeut në dominimin e futbollit në vend, nuk është kjo mënyra e duhur. 0-0 në Loro Boriçi jo vetëm ka komplikuar çështjen kualifikim në Champions, por ka shfaqur limitet e një skuadre të paformuar, ku në 5 lojtarët e rinj të ingranuar në taktikat e Pacult, vetëm Qaqi e deri diku Plaku mund të kenë shpëtuar fytyrën.

Tekniku insistoi në 4-3-3 që mund të funksionojë në mendjen e tij, por jo në tapetin e stadiumit të Shkodrës, me lojtarë te improvizuar në role jo natyrale si Zguro nga mbrojtës i majtë në wing, apo Cyrbja që aq i spostuar nuk kishte luajtur kurrë. Rezultati: krosime nga fundorja fare pak e madje kur vinin ishin fare të pafuqishëm, pre e lehtë e mbrojtësve të Valetës.

Mesfusha u tregua e paaftë të asistojë sulmin e repartet ishin te ndara dhe pa mundur të bëjnë diferencën mbi një mesfushë me 5 lojtarë të maltezëve.

4-3-3 u duk i dështuar dhe tekniku i nervozuar me atë që prodhoi skuadra, e me atë që mund të mendojë presidenti Gjici në rast eleminimi.

Të këshilluara

VIDEO / Trippier "humor anglez" Kroacisë

Anglia gjen rrugën e rrjetës që në minutën e 5' të sfidës me Kroacinë. Protagonist Kieran Trippier që finalizon në rrjetën e Subasic një goditje dënimi të ekzek...

20:20

Xherdan Shaqiri “joker" luksi te Liverpool?

Autor i një performance mbresëlënëse me Zvicrën gjatë “Rusi 2018”, Xherdan Shaqiri ka bërë të lakohet emri i tij për merkaton e kësaj vere. Destinacioni i munds...

14:08

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI