Flash

Video/ Dinjitoz edhe në humbje Hazard, rekordi i Francës ka mentalitetin e Deschamps

Lapsi.al 10 July 2018
Video/ Dinjitoz edhe në humbje Hazard, rekordi i Francës ka

Ndoshta nuk e beson akoma Didier Deschamps në fërshëllimën e fundit të arbitrit se Franca e tij është rekordmene e dy dekadave të fundit: 3 finale në 6 Botërorët e fundit, si anjë tjetër. Aspak keq. Nga koha që Franca ngriti trofeun për të parën dhe të vetmen herë në 1998 e deri në mbrëmjen e Shën Petersburg Gjelat kanë një simbol Didier Deschamps. Vërtetë Zinedine Zidane udhëhoqi Les Bleus në triumfin final, por "njeriu i padukshëm" trajneri në fushë i skuadrës së Jacquet ishte po aq fondamental sa edhe sot si arkitekti i padiskutueshëm i Francës, finalistes së parë të Botërorit Rusi 2018. Ide, karizëm dhe një sistem të zhdërvjellët me një mesfushë fluide, të aftë të neutralizojë edhe një si Eden Hazard.

Nuk ka rëndësi, nëse Griezmann, Giroud apo Mbappe nuk shkuan në gol, kjo Francë e gjen zgjidhjen në të pamendueshmen. E dyta ndeshje rradhazi e bluve që vendoset nga qendërmbrojtësit. Pas Varane që hapi rezultatin në cerekfinale kundër Uruguajit, këtë herë ishte Umtitti që theu rezistencën e jashtëzakonshme të Courtois. portieri belg edhe këtë herë ishte monumental, sidmos me pritjen ndaj Tolisso.

Belgjika pësoi atë që mori kundër Brazilit. Djajtë e Kuq të Martinez u bllokuan në pikat më nervralgjike të saj, përjashto Hazard. Të gjithë u zbehën Lukaku asnjëherë në goditje, De Bryne u mbajt larg portës, ndërsa Hazard bëri numrin 10, duke magjepsur Shën Petersburgun me driblime klasi, frymë dhe ide. Nëse ka një njeri që ka përjetuar më keq humbjen e Belgjikës ishte pikërisht kapiteni, njeriu që nuk u dorëzua deri në fund.

https://clips.clippit.tv/gkmeek/720.mp4

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI