Flash

Paketat e sezonit nga Spitali Amerikan/ Diagnostikimi në kohë vlen sa mijëra kura!

Lapsi.al 10 July 2018
Paketat e sezonit nga Spitali Amerikan/ Diagnostikimi në kohë vlen sa

Ekskluzive nga Spitali Amerikan, për muajt Korrik-Gusht:Këtë sezon veror, personalisht për secilin prej jush, sjell oferta me shërbime mjekësore, për të gjithë grupmoshat dhe kategoritë. Ekzaminimet mjekësore mund të dallojnë sëmundjet edhe pa ndjerë simptomat. Në varësi të moshës, historisë familjare, personale dhe faktorë të tjerë të riskut, specialistët e Spitalit Amerikan ju ndihmojnë të përcaktoni edhe llojet e ekzaminimeve që do të kryeni.

Temperaturat e larta ju bëjnë më alerte ndaj simptomave të ndryshme që përkeqësojnë gjendjen tuaj. Rritet risku i presionit të lartë të gjakut, sidomos në personat mbipeshë ose të kequshqyer. Kjo mund të shkaktojë pa paralajmërim deri në atak kardiak ose insult ishemik. Kontrollohuni me paketën kardiologjike dhe siguroni shëndetin e zemrës tuaj. Paketa e plotë për meshkuj dhe femra, me shërbimet dhe analizat bazë e specifike, për të

parandaluar dhe diagnostikuar patologji nga ato më të thjeshta deri tek më të komplikuarat.

Identifikimi i sëmundjeve si insuficenca respiratore, renale, kardiake, sëmundjet e gjakut, anemitë, diabeti, prania e hepatiteve, etj; të gjitha përgjigjet mundësohen në një paketë check up- i të vetme. Për shumë njerëz, infeksionet urinare mund të shfaqen në çdo moment të jetës duke prekur çdo pjesë të traktit urinar: fshikëzën, ureterët, veshkat ose uretrën. Në përgjithësi këto infeksione shkaktohen nga mikrobet që hyjnë në uretër dhe pastaj kalojnë në fshikëz. Spitali Amerikan ju mundëson paketë urologjike specifike për diagnostikimin e trajtimin e infeksioneve.

Për gratë, tani mund të kryejnë kontrollin specifik dedikuar shëndetit të tyre. Në një paketë të vetme ofrohen ekzaminimi gjinekologjik dhe i gjirit. Për kategoritë e prekura nga anemia, paketa dedikuar anemisë përcakton në mënyrë të saktë diagnozën, llojin dhe trajtimin ideal.

Nëse deri tani keni patur dyshime mbi funksionin e tiroides dhe nuk keni gjetur shpjegim për gjendjen tuaj, paketa e tiroides i jep fund e zgjidhje lodhjes, përgjumjes, emocioneve, shtimit apo rënies në peshë deri tani të pashpjeguar. Kush tha që vera është vetëm për pushime?! Ky sezon ju jep kohën dhe qartëson mendimet për kujdesin ndaj vetes. Nëse do të jesh në formë përgjatë muajve në vijim dhe gjithë vitit, sigurohu të njohësh mirë trupin dhe gjuhën e tij. Për më shumë informacion ose rezervim për paketat kontaktoni në 042357535 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi: www.spitaliamerikan.com

Të këshilluara

Flamingot jo më tendenca e kësaj vere

Instagrami është ai që na njeh me trendet më të fundit të veshjeve, aksesorëve, grimit, flokëve etj. Një prej trendeve që presim me padurim çdo verë, përveç rro...

17:23

Si të realizosh foton selfie perfekte

Të kapësh momentin me anë të fotove shtë një gjë shumë ë bukur sigurisht. Por perveç fotove që na bëjnë miqtë, prej disa viteve janë bërë një trend shumë i përd...

15:45

Zakonet e njerëzve të mençur

Ndërsa ne praktikojmë në palestër për të qëndruar në formë dhe për të fuqizuar muskujt, ka edhe ushtrime për të forcuar aftësitë mendore. Ju shkoni në palest...

14:36

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI