Flash

FIFA nxjerr të pastër Vida, Kroacia përjashton Vukojevic

Lapsi.al 10 July 2018
FIFA nxjerr të pastër Vida, Kroacia përjashton Vukojevic

Edhe pse mes një mijë problemeve, Kroacia vazhdon të ëndërrojë Kupën e Botës. Por përpara se të mendojë për gjysmëfinalen me Anglinë, ballkanasit duhet të driblojnë problemet e brendshme. Pasi përjashtuan nga skuadra, në fazën e grupeve, sulmuesin Nikola Kalinic, në vigjilje të ndeshjes më të rëndësishme të historisë së Kombëtares kroate vjen përjashtimi edhe i Ognjen Vukojevic, njeriu kyc i stafit teknik të trajnerit, Zlatko Dalić.

Federata kroate (HNS) ka njoftuar se Vukojevic është "liruar nga funksionet e tij" e "nuk është më pjesëtar i delegacionit kroat në Botëror ". FIFA pak më parë ka bërë të ditur se e ka gjobitur Vukojevic me shumën e 15.000 dollarëve për sjellje antisportive.

Pas fitores në cerekfinale kundër Rusisë, Vukojevic publikoi një video në Instagram bashkë me mbrojtësin Domagoj Vida, në të cilën thërrisnin "Lavdi Ukrainës!". Të dy kanë qenë shokë skuadre tek Dinamo Kiev, por video shpërtheu reagimin diplomatik rus, që kërkoi nga FIFA marrjen e masave. Pasi pa pamjet, FIFA vendosi vetëm paralajmërim për Vida, që do të jetë rregullisht në fushë kundër Anglisë.

Të këshilluara

Çudi: Anglia stërvitet me... pula!?

Anglia është pranë një ëndërre që vazhdon të torturojë shpikësit e futbollit për 52 vjet me rradhë. kalimi në gjysëmfinale të Kupës së Botës ka bërë që Gareth S...

16:26

Agnelli fluturon drejt Kallamatas për CR7

Është një ditë vendimtare për cështjen e vitit: Mendes dhe Perez në takim në Madrid, ndërsa Cristiano Ronaldo ndodhet ende në Greqi. Pikërisht afër vendit ku po...

15:00

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI