Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Dixhitalbin e vidhnin deri në Suedi, por atje fitoi gjyqin

Lapsi.al 10 July 2018
Dixhitalbin e vidhnin deri në Suedi, por atje fitoi gjyqin

Prej vitesh DigitAlb po vijon betejën me piraterinë televizive duke u bërë promotor për gjetjen dhe ndëshkimin e operatorëve të paligjshëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe Europë e me gjerë.

 Fryt i kësaj përpjekjeje shumëvjeçare të mbështetur nga DigitAlb është edhe operacioni i fundit ndërkombëtar i kryer nga “Nordic Content Protection” një organizatë anti-pirateri me qendër në Suedi, e cila në bashkëpunim me autoritetet suedeze kreu një investigim nga i cili rezultoi se Shoqëria (Advanced TV Network) kishte piratuar programet dhe kanalet e DigitAlb dhe disa platformave të tjera prestigjoze televizive ndërkombëtare.

Piratimi shtrihej në vendet Skandinave, Greqi, SHBA, Kanada. Hetimi nisi në Vitin 2016 dhe pas dy vjetësh Gjykata Suedeze provoi se ATV kishte piratuar kanalet e DigitAlb dhe disa platformave të tjera televizive prestigjoze ndëkombëtare. (Advanced TV Network) ishte një rrjet në pronësi të një shtestasi arab dhe djalit të tij që vepronte në shtetet skandinave, ndërsa bashkë me ta në pranga ka përfunduar edhe një shqiptar që bashkëpunonte për piratimin e kanaleve të plaformës Digitalb.

Ata u shpallën fajtorë nga gjykata për 3 akuza: “Shkelje të së drejtës së autorit”, “Shkelje të Markave Tregtare” dhe “Prodhim e tregtim dekoderash falso”. Për rrjedhojë Gjykatat Suedeze vendosi që (Advanced TV Network) të kompensojë DigitAlb me 1.4 milion euro. Operacioni konsiderohet një godtje e fortë në shkallë ndëkombëtare për piraterinë televizive. Promotori i kësaj fushate anti-pirateri për Shqipërinë dhe Kosovën, Drejtori i DigitAlb Alban Jaho thotë se fushata për gjetjen dhe kapjen e operatovë të paligjshëm televizive do të vazhdojë e do të thellohet. Prej disa vitesh DigitAlb po bashkëpunon ngushtë me prokurorinë dhe policinë shqiptare, por edhe insitucione ndëkombëtare për gjurmimin dhe kapjen e rrjeteve pirate duke shkatërruar disa rrjete e grupe pirate në territorin shqiptar por edhe në Europë.

Edhe operacioni i fundit është fryt i kësaj fushate që tashmë ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe është shtrirë edhe në vende të tjera. Digitalb ndëkohë thotë se inkurajon çdo hetim dhe ndëshkim të operatorëve ilegalë që prishin konkurrencën e ndershme dhe kërkojnë të çrregullojnë tregun për pëfitime të paligjshme. Digitalb është investuar me të gjithë potencialin e tij, për të ndalur piraterinë dhe për të çuar para ligjit dhe kërkon që në këtë betejë të ketë edhe mbështetjen e vazhdueshme të prokurorisë dhe policisë shqiptare.

Të këshilluara

Flamingot jo më tendenca e kësaj vere

Instagrami është ai që na njeh me trendet më të fundit të veshjeve, aksesorëve, grimit, flokëve etj. Një prej trendeve që presim me padurim çdo verë, përveç rro...

17:23

Si të realizosh foton selfie perfekte

Të kapësh momentin me anë të fotove shtë një gjë shumë ë bukur sigurisht. Por perveç fotove që na bëjnë miqtë, prej disa viteve janë bërë një trend shumë i përd...

15:45

Zakonet e njerëzve të mençur

Ndërsa ne praktikojmë në palestër për të qëndruar në formë dhe për të fuqizuar muskujt, ka edhe ushtrime për të forcuar aftësitë mendore. Ju shkoni në palest...

14:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI