Flash

Pret Ronaldon, por Juventus prezanton një tjetër kampion

Lapsi.al 9 July 2018
Pret Ronaldon, por Juventus prezanton një tjetër kampion

Në pritje të Cristiano Ronaldos Juventus prezanton përpara medias dhe tifozëve një prej lojtarëve më të pritur. Pas një ndjekje disa mujore, Emre Can është veshtur bardhezi. Mesfushori gjerman mbërriti në Tornio me parametër zero nga Liverpool e do të mbajë fanellën me numër 23.

Nuk ka humbur kohë mesfushori i përfaqësueses gjermane të rrëfejë ndjesitë e para si lojtar i Juventus: "Ishtë dita e parë dhe jam vërtetë i lumtur që jam këtu. Kisha folur me Khedira e më kishte thënë se është një klub i shkëlqyer. E njoh mentalitetin fitues të këtij grupi dhe jam gati ta ndjek. Trajneri im i parë më kishte thënë se një ditë do të luaja për Juventus".

Nuk mund të mos flasë për Cristiano Ronaldon: "Nuk e di mirë situatën, nëse vjen do të ishte fantastike, por unë jam i përqendruar tek vetja ime.

Emre Can zgjodhi Juventus përpara klubeve të tjera të rëndësishme: "Mora oferta nga shoqëri të rëndësishme, por zgjodha Juventus sepse ka një projekt të madh, me objektiva të nivelit të lartë".

Nga ana taktike, mesfushori zbulon edhe bisedën e bërë me teknikun Allegri: "Kam folur me të, por jo për taktikë. Është dita ime e parë do kemi mundësi të flasim për këtë punë. Më pëlqen të luajë në pozicione të ndryshme, ndihem komod si mesfushor, më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtjen. Idhulli im? Zidane ishte një nga lojtarët e mi të preferuar".

Të këshilluara

Manaj harron Interin, i lumtur në Spanjë

Pas Granadas, një tjetër skuadër spanjolle ka vendosur të besojë tek sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, për sezonin e ardhshëm: Albacete. Sulmuesi është prezantuar n...

16:01

Buffon prezantohet tek PSG

Gianluiggi Buffon prezantohet tek Psg. Është dita e madhe për ish-portierin e Juventus që është gati tashmë të nisë aventurën e re në Paris. Kryeqytetasit kanë ...

15:28

Milan, garë amerikano-ruse për "Djallin"

Rocco Commisso nuk heq dorë. Sipërmarrësi italiano-amerikan, pavarësisht rezistencës së zotit Li, mbetet fort i interesuar në blerjen e paketës së shumicës së a...

20:04

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI