Flash

Balla nxjerr VIDEON/ LSI manipuloi votimin për teatrin, por Panariti e sfidon...

Lapsi.al 9 July 2018
Balla nxjerr VIDEON/ LSI manipuloi votimin për teatrin, por Panariti e

Opozita e bojkotoi seancën plenare të së hënës duke kërkuar anulim të votimit të ligjit për Teatrin me pretendimin se në këtë proces ka votuar të enjten e javës së kaluar edhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo që mungonte.

Por kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla publikoi në faqen e tij në Facebook dy video që sipas tij vërtetojnë se deputeti i LSI-së Edmond Panariti manipuloi procesin për votimin e ligjit të posaçëm për Teatrin Kombëtar.

Sipas Ballës duket qartë se si Panariti heq kartën e deputetit Robert Bitri (i larguar nga LSI) dhe në vendin e saj vendos një kartë tjetër që i përkiste deputetit të LSI-së Vangjel Tavo që mungonte në atë seancë. Balla thotë se kjo ka për qëllim njollosjen e procesit.

Pas këtyre akuzave ka reaguar ish-ministri Panariti që e sfidoi Ballën.

“Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta” – ndërsa në një tjetër postim shkruan: “Nuk arrij ta besoj!! Nje spekulim dhe mashtrim mjeran permendja e emrit tim si deformues i procesit te votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, ne emer te integritetit te tij te deshmoje se ai e ka perdorur karten e tij te deputetit ne momentin e uljes ne vendin e tij dhe kjo eshte lehtesisht e provueshme... Kaq” – shkruan Panariti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Inva Mula, pesë netë muzike në Korçë

Inva Mula, ylli shqiptar që ka shkëlqyer në skenat botërore, së fundmi po e shohim gjithmonë e më shumë edhe në Shqipëri. Ajo ka zgjdhur Korçën për të nisur atj...

15:24

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI