Flash

"Lavdi Ukrainës", Vida rrezikon dy ndeshje pezullim

Lapsi.al 8 July 2018
"Lavdi Ukrainës", Vida rrezikon dy ndeshje pezullim

Botërori i Domagoj Vida rrezikon të jetë mbyllur pas triumfit ndaj Rusisë. po jo sepse Kroacia e tij u mund, përkundrazi, por sepse pas triumfit dramatik me 11 metërsha ndaj Rusisë, mbrojtësi ka festuar në rrejete sociale me një postim "Lavdi Ukrainës", që mund ti shkaktojë dy ndeshje pezullim, e konsideruar si frazë anti-ruse.

Fifa ka hapur një hetim mbi mbrojtësin e përfaqësueses kroate Domagoj Vida, që në përfundim të ndeshjes së fituar me penallti kundër Rusisë, për cerekfinalet e Botërorit, ka festuar në rrjetet socilae duke postuar frazën: "Lavdi Ukrainës", dukshëm në pikëpamjen anti-ruse. Hapja e hetimit është konfirmuar nga Fifa.

Në videon, e postuar në Facebook, duket Vida që feston fitoren bashkë me Ognjen Vukojevic, ish-lojtar i kombëtares e tani në stafin e skuadrës së drejtuar nga Zlatko Dalic, dhe thirrja "Lavdi Ukrainës. Kjo fitore është për Dinamon e për Ukrainën... Para Kroacia!".

Me hapjen e hetimit Vida rrezikon dy ndeshje skualifikim dhe një gjobë prej 5 mijë franga zviceriane.

Të këshilluara

Çmenduritë e një nate feste në Kroaci

Natë feste në Kroaci për kualifikimin dramatik të Kombëtares ballkanase në gjysëmfinale të Kupës së Botës në Rusi. Pas suksesit kundër organizatorëve me 11 metë...

14:31

FOTO/ Botërori, më pak i bukur...

Dalja nga skena e Rusisë dhe Suedisë ndoshta nuk ka ndikuar në nivelin e gjysëmfinaleve që pritet të shohim në fushë, por i ka humbur shumë rrezatim tribunave. ...

13:48

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI