Flash

Kapiteni belg Eden Hazard zgjedh më të mirët e Francës

Lapsi.al 8 July 2018
Kapiteni belg Eden Hazard zgjedh më të mirët e Francës

Eden Hazard nuk ka asnjë dyshim. I pyetur nga beIN Sport se cilët janë lojtarët më të mirë të Francës, ndërkombëtari belg ka veçuar N'Golo Kanté. Me Francën, elgjika do të diskutojë kualifikimin në finalen e "Rusi 2018".

"N'Golo (Kanté), është lojtari më i mirë në botë në rolin e tij. Kur është në formën optimale, keni 95% shanse për të fituar ndeshjen", tha Hazard për shokun e tij të skuadrës te Chelsea në një intervistë për beIN Sport të dielën.

Por numri 10 i Belgjikës gjithashtu është i impresionuar nga talenti i  madh i sulmuesit 19 vjeçar Kylian Mbappé. "Kam folur disa herë me të në telefon. Ai duhet të shihte disa video të mia kur ishte i vogël (qesh). Tani jam unë ai që shoh videot e tij herë pas here. Kam shumë respekt për atë që bën për moshën që ka", pranon ish-lojtari i Lille.

https://twitter.com/Cultifoot/status/1015474870665269248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1015474870665269248&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fmondial-2018-hazard-tresse-des-louanges-a-mbappe-et-kante%2Fu9s35q6sofkf15b4gzfouhb80

Eden Hazard ka folur edhe për lojtarët e mëdhenj të dikurshëm të Francës, duke veçuar idhullin e tij: Zinedine Zidane. Lojtari belg ka zbuluar gjithashtu një foto ku së bashku me dy nga tre vëllezërit e tij shfaqen me fanellën e Zizou.

Të këshilluara

Milan, garë amerikano-ruse për "Djallin"

Rocco Commisso nuk heq dorë. Sipërmarrësi italiano-amerikan, pavarësisht rezistencës së zotit Li, mbetet fort i interesuar në blerjen e paketës së shumicës së a...

20:04

Presidenti i Serbisë: "Isha me Rusinë"

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, deklaroi se kishte bërë tifo për Rusinë në ndeshjen cerekfinale të Botërrorit kundër Kroacisë. "Disa më kritikuan, por ësht...

18:34

Çmenduritë e një nate feste në Kroaci

Natë feste në Kroaci për kualifikimin dramatik të Kombëtares ballkanase në gjysëmfinale të Kupës së Botës në Rusi. Pas suksesit kundër organizatorëve me 11 metë...

14:31

FOTO/ Botërori, më pak i bukur...

Dalja nga skena e Rusisë dhe Suedisë ndoshta nuk ka ndikuar në nivelin e gjysëmfinaleve që pritet të shohim në fushë, por i ka humbur shumë rrezatim tribunave. ...

13:48

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI