Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Video/ Kroacia krenaria e Ballkanit, bie me penallti Rusia

Lapsi.al 7 July 2018
Video/ Kroacia krenaria e Ballkanit, bie me penallti Rusia

Ishte e bukur për sa kohë zgjati. Bëri një Rusi të tërë të kthente sytë nga futbolli, jo vetëm sepse luhej në shtëpi kampionati Botëror, por sepse skuadra e tyre e drejtuar nga Cherchesov impresionoi në fushat e lojës, duke treguar modernizëm taktik, dëshirë e zemër dhe në 120 minutat e dyta rradhazi një detaj për tu vlerësuar; vullnetin për të mos u dorëzuar kurrë.

E megjithatë goditjet e penalltive këtë herë nxorrën fituese Kroacinë, që përsërit rekordin historik të prezantimit për herë të dytë në pesë përfaqësime në Botëror, në katër më të mirat. Akinfeev shkoi shumë pranë të bërit heroi edhe një herë, duke bllokuar goditjen e Kovacic. Madje, gati u përsërit ndaj Modric, por fati donte që topi të përplasej në shtyllë e të rrotullohej brenda, duke vendosur fatet e një kombi që kishte sytë aty.

Kroatët arritën një fitore më shumë se të rëndësishme, por ballkanasit e Dalic (ish-trajnerit të Dinamo Tirana) kanë dalë të copëtuar nga cerekfinalet. Vrsaljko doli i dëmtuar, por edhe Subasic e Mandzukic nuk i mbyllën kohët shtesë në kondicion të mirë fizik. portieri kroat madje shtrëbgoi dhëmbët për të qendruar deri në fund në fushë, sa për të pritur edhe penalltinë e Smolov, e për të frikësuar Fernandes e ta bëjë të godasë jashtë.

Rusia doli nga Botërori, më saktë qendroi në shtëpi, por me kokën lart e si një surprizë e bukur e kompeticionit. Skuadra e përfolur si më e keqja që një vend organizator prezantonte në një Kupë Bote, u transformua me idetë e komandant Cherchesov e me dëshirën e një skuadre të tregojë se vlen, në një befasi që fitoi grupin, eleminoi Spanjën dhe gati i bëri një shaka të hidhur Kroacisë.

Ballkanasit i bashkohen kështu Belgjikës, Francës e Anglisë në katër më të mirat e Botërorit dhe meritojnë duartroktitje për atë që kanë bërë deri tani.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/1n/1Na6.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/q5/q5w0.mp4

https://clips.clippit.tv/kaqdvg/720.mp4

https://clips.clippit.tv/ypewdy/720.mp4

https://streamgoals.com/cache/410ae4d8e3.mp4

Të këshilluara

Rusia e Kroacia shkojnë në kohë shtesë

Rusia e Kroacia kanë nevojë për kohë shtesë për të përcaktuar skuadrën e fundit që do ti bashkohet Belgjikës, Francës e Anglisë në katër më të mirat e Botërorit...

22:02

Video/ Alli i jep goditjen e fundit Suedisë

Anglia dyfishon rezultatin përballë Suedisë me një tjetër goditje me kokë. Delle Ali shfrytëzon krosimin e Trippier në minutën e 59 duke mposhtur portierin nord...

17:20

Angli-Suedi, beteja taktike nis në Samara

Në Samara Arena, Anglia e Suedia nisin betejën për tu kualifikuar në 4 më të mirat e Botës. Britanikët kanë filluar të besojnë gjithnjë e më shumë në shanset pë...

15:55

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI