Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

VIDEO / 44 vjet nga rrëzimi "Portokallit Mekanik" nga "Panzerat" gjermanë

Lapsi.al 7 July 2018
VIDEO / 44 vjet nga rrëzimi "Portokallit Mekanik" nga

Është finalja perfekte e Botërorit gjerman. E luajnë dy superfuqitë e momentit: Gjermania që kishte humbur finalen e '66 kundër Anglisë dhe gjysmëfinalen e '70, 3-4 kundër Italisë, një kombinim fenomenesh të udhëhequr nga Kaizeri Franz Beckenbauer dhe super-bomberi Gerd Muller: Hollanda e futbollit total, ai impakti i tmerrshëm me Topin e Cruyff, Neeskens, Rep, Krol me shokë të cilët kishin dominuar skenën me Ajaxin dhe në atë Botëror kishin dhuruar spektakël: në gjashtë ndeshje, 14 gola të realizuar, 1 vetëm të pësuar dhe një dominim total në fushë kundër Argjentinës dhe Brazilit. Në atë finale ishin ata, të pagëzuar si "Portokalli Mekanik", favoritët. Por pak më lart se Panzerat gjermanë, të mrekullueshëm në aspektin cilësi dhe fizik. Pra në skenë do të luhej një finale e nivetlit të lartë teknik, taktik dhe fizik. Një penallti e fituar nga Cruyff pas vetëm 80 sekondash lojë, pa i lejuar gjermanët të preknin topin u transformua në gol nga Neeskens: barazimi i Breitner në minutën e 25', edhe ai me penallti, përpara goditjes gjeniale të vetë Mullerit në të 43', që pas një rrotullim në zonë finalizon fuqishëm në portë një goditje diagonale. Në pjesën e dytë, raste për gola, por pa finalizim. Për Gjermaninë ky ishte titulli i dytë botëror. Për Hollandën, kjo ishte e para nga tre finalet e humbura të Botërorit (1978 dhe 2010).

https://www.youtube.com/watch?v=DsnK_4IWBWc

Të këshilluara

Angli, ja si ta mundësh Suedinë...!?

Humor tipik anglez përpara ndeshjes cerekfinale me Suedinë në Rusi 2018. Times i dedikon një faqe të parë fantastike ndeshjes, duke prezantuar sfidën Suedi-Angl...

09:34

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI