Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Suedi-Angli, dy ide futbolli të ndryshme në "Rusi 2018"

Lapsi.al 7 July 2018
Suedi-Angli, dy ide futbolli të ndryshme në "Rusi 2018"

Në lojë është gjysmëfinalja e Botërorit, një objektiv që në vigjilje të Suedi-Angli ndoshta askush nuk e priste. Ndërsa sot në Samara Arena (ora 16:00) do të gjenden përballë njëra-tjetrës dy ide futbolli të ndryshme në "Rusi 2018". Në vërshëllimën hapëse të arbitrit holandez Bjorn Kuipers te Suedia me siguri do të mundojë Lusting i skualifikuar, ndërsa anglezet duhet të konfirmojnë 11-en që superoi Kolumbinë me penallti.

Për sa i takon formacioneve të mundshme, Suedia e trajnerit Anderson duhet t'i besojë variantit taktik 4-4-2 ku mes shtyllave do të jetë Olsen, kapiteni i 11-metërshave Granqvist për të udhëhequr mbrojtjen dhe një mesfushë ku në krahë do të jenë Claesson dhe Forsberg (vendimtar kundër Zvicrës në 1/8) me në qendër Ekdal dhe të rigjeturin Larson pas skualifikimit. Në sulm Berg dhe Toivonen.

Nga ana tjetër Anglia, pas lodhjes kundër Kolumbisë në 1/8 (i kaloi vetëm pas penalltive) trajneri Southgate nuk pritet të ndryshojë formacionin e tij: 3-5-2 me Pickorfd mes shtyllave, mbrojtja me Stoens qëndror ndërsa në krahët e tij janë Walker dhe Maguire. Young dhe Trippier në krahët e mesfushës me Sterling dhe kryegolashënuesin Kane (6 gola në Rusi 2018) që nuk ka aspak ndërmend të ndalojë në momentin më të bukur.

Të këshilluara

Angli, ja si ta mundësh Suedinë...!?

Humor tipik anglez përpara ndeshjes cerekfinale me Suedinë në Rusi 2018. Times i dedikon një faqe të parë fantastike ndeshjes, duke prezantuar sfidën Suedi-Angl...

09:34

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI