Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Suedi-Angli, bast mes Ibrahimovic dhe Beckham

Lapsi.al 7 July 2018
Suedi-Angli, bast mes Ibrahimovic dhe Beckham

Për të nxehur skenën e çerekfinales së Botërorit 2018 mes Suedisë dhe Anglisë kanë menduar dy ish-yjet  e kombëtareve që do të përballen sot në 16:00: Zlatan Ibrahimovic dhe David Beckham.

Gjiganti suedez dhe "Spice Boy" kanë bërë një lloj basti në Instagram, lidhur me rezultatin e takimit. I pari që ka nisur sfidën ka qenë sulmuesi i Los Angeles Galaxy, duke iu drejtuar Beckhamp me këto fjalë: "Nëse Anglia fiton - ka shkruar Ibra - të paguaj darkën ku të dëshirosh, por nëse fiton Suedia do të më blesh çfarë të dua tek Ikea".

Screenshot Ibramovic-Beckham

"Dakord Ibra - i është përgjigjur Beckham - nëse fiton Suedia do të të çoj personalisht tek Ikea dhe do të të blej çfarë të duhet për shtëpinë e re në Los Angeles, por nëse fiton Anglia duka që të vish të shikosh një ndeshje në Wembley me fanellën e "Tre Luanëve" dhe të hash "fish & chips" gjatë pushimit të ndeshjes".

Pra kushtet e bastit në distancë janë vendosur. Por kush do ta humbasë bastin Ibrahimovic apo Beckham?

Të këshilluara

Angli, ja si ta mundësh Suedinë...!?

Humor tipik anglez përpara ndeshjes cerekfinale me Suedinë në Rusi 2018. Times i dedikon një faqe të parë fantastike ndeshjes, duke prezantuar sfidën Suedi-Angl...

09:34

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI