Flash

Mot i keq në Japoni, 27 të vdekur dhe mbi 50 të zhdukur

Lapsi.al 7 July 2018
Mot i keq në Japoni, 27 të vdekur dhe mbi 50 të zhdukur

Të paktën 27 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Japoninë.

Pjesa më e madhe e viktimave u shënuan në prefekturën e Hiroshimës, që është goditur nga përmbytjet që prej ditës së enjte. Rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar që të evakuohen, ndërsa 3 milionë të tjerë janë këshilluar që të rrinë në gatishmëri për një urdhër evakuimi.

5 mijë forca, përfshirë policinë dhe zjarrfikësit kanë marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Mbi 500 shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, ndërkohë që rreth 3 milionë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se shirat e mëdhenj do të vijojnë, ndërsa bilancet mund të jenë edhe më të këqija, pasi lumenjtë kanë dalë tashmë nga shtretërit.

Të këshilluara

Kanada, 33 të vdekur nga temperatuar e larta

33 persona kanë vdekur për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur pjesën jugore të krahinës kanadeze të Kebek. Moti i nxehtë filloi të premten e kalu...

16:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI