Flash

“Lufta tregtare”, Rusia vendos tarifa shtesë produkteve amerikane

Lapsi.al 7 July 2018
“Lufta tregtare”, Rusia vendos tarifa shtesë produkteve

Rusia ka njoftuar për vendosje të tarifave shtesë në disa produkte amerikane në përgjigjje të hapave të Shteteve të Bashkuara për të vënë tarifa në importet e çelikut dhe aluminit.

Ministria ruse e Ekonomisë ka thënë më 6 korrik, se Moska do të vendosë tarifa shtesë në mallrat e SHBA-së.

Ministri rus për Zhvillim Ekonomik, Maxim Oreshkin, ka thënë se masat shtesë nga 25 deri në 40 përqind do të aplikohen në disa pajisje për punime rrugore, pajisje të gazit dhe naftës, instrumente të prodhimit të metalit, si dhe në fibra optikë.

Ministria ka thënë se masat synojnë të kompensojnë dëmin në vlerë të 88 milionë dollarëve në produktet ruse, si pasojë e tarifave amerikane.

Po kjo ministri nuk ka përjashtuar vënien e masave të reja.

Ky hap vjen në po të njëjtën ditë kur Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur masa reciproke ndaj njëra-tjetrës në vlerë të 34 milionë dollarëve.

Rusia, Bashkimi Evropian, India dhe Kina kanë bërë kërkesë tek Organizata Botërore e Shëndetësisë për të sfiduar masat e vendosur nga SHBA-ja, shkruan rel.

Uashingtoni ka thënë se është detyruar t’i aplikojë këto tarifa për shkak të praktikave të padrejta tregtare dhe për çështje të sigurisë kombëtare.

Të këshilluara

Kanada, 33 të vdekur nga temperatuar e larta

33 persona kanë vdekur për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur pjesën jugore të krahinës kanadeze të Kebek. Moti i nxehtë filloi të premten e kalu...

16:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI