Flash

Gati 10 mijë trupa për të mbrojtur kufijtë e BE-së

Lapsi.al 7 July 2018
Gati 10 mijë trupa për të mbrojtur kufijtë e BE-së

Komisioni Evropian do të propozojë në shtator shtimin e 10 mijë trupave të Fronteks për të ruajtur më mirë kufiijtë e jashtëm të BE-së.

Këtë e deklaroi kreu i Komisionit Jean-Claude Juncker në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurtz në Vjenë. Sipas Juncker, shtetet anëtare kanë rënë dakord për një ruajtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe atje do të përqendrohen edhe përpjekjet e Presidencës austriake.

Kujtojmë që policë të Frontex janë vendosur edhe në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Për më tepër, Presidenca austriake do t’i kushtojë vëmendje të veçantë stabilitetit në vendet jashtme të BE-së përmes "qasjes europiane" të Ballkanit Perëndimor.

Veç forcimit të kufijve Parlamenti Europian miratoi të enjten projektin për krijimin e të ashtuquajturit Sistem të Autorizimit dhe Informimit për Udhëtimin Europian. Prej vitit 2021, shqiptarëve dhe qytetarëve të shteteve që lëvizin pa viza në zonën Shengen do t’u duhet të marrin një autorizim për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Aplikimi online do të kushtojë 7 euro dhe do t’u paraqitet autoriteteve kufitare në hapësirën Schengen.

Të këshilluara

Kanada, 33 të vdekur nga temperatuar e larta

33 persona kanë vdekur për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur pjesën jugore të krahinës kanadeze të Kebek. Moti i nxehtë filloi të premten e kalu...

16:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI