Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Denoncimi/ Çfarë e lidh Edi Ramën me kompaninë 'Fusha Sh.p.k'

Lapsi.al 7 July 2018
Denoncimi/ Çfarë e lidh Edi Ramën me kompaninë 'Fusha

Partia Demokratike hodhi sot sërish akuza ndaj qeverisë lidhur me projektin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Deputetja Albana Vokshi në një konferencë për shtyp renditi lidhjet e qeverisë në aferën korruptive me kompaninë 'Fusha Sh.p.k'. Sipas saj, kjo kompani ka marrë pa garë 127 tendera publikë, me vlerën e 80 milionë eurove, ndërsa së fundi, qeveria dëshiron t’i japë edhe rreth 8500 metra katrorë tokë, në zonën e Teatrit Kombëtar.

“Subjekti “Fusha” ka marrë pa garë ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, që mbyti veten, bashkinë e Tiranës dhe Bibliotekën Kombëtare, si dhe parkingun e këtij sheshi. Kjo kompani ka marrë së fundi edhe hidrocentralin e Kalivaçit, nëpërmjet një skeme tërësisht korruptive, ndërsa tashëm Edi Rama dëshiron t’i japë edhe 8500 metra katrorë tokë, që i përkasin Teatrit Kombëtar”, deklaroi Vokshi.

Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se ky subjekt politik do të vijojë të denoncojë aferat korruptive të qeverisë, bashkisë së Tiranës dhe kësaj kompanie, që sipas Vokshit, shërben për pastrimin e parave të drogës dhe krimit të organizuar.

Albana Vokshi theksoi se Rama po shfrytëzon mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se PD mbetet e angazhuar maksimalisht për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja.

“Edi Rama ka nxjerrë jashtë loje Gjykatën Kushtetuese dhe po e shfrytëzon maksimalisht mungesën e funksionimit të saj. Por ai ka harruar t’i bëjë llogaritë me popullin dhe qëndresën e tij. Ne do të mbrojmë me çdo kusht Teatrin Kombëtar, nga zhvatja prej mafias në pushtet”, deklaroi deputetja e PD-së.

Të këshilluara

Analiza/ Fitorja pa nder e Arta Markut

Notën pozitive nga komisioni i vettingut, për kyeprokuroren Arta Marku, nuk e kanë vizatuar me nota negative vetëm ata që e kanë zgjedhur: shumica socialiste. N...

15:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI