Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Video/ Franca në gjysmëfinale, largohet Uruguaji i Kavanit dhe Suarezit

Lapsi.al 6 July 2018
Video/ Franca në gjysmëfinale, largohet Uruguaji i Kavanit dhe

Ndonjëherë episodet vendosin fituesin e një ndeshje, ndonjëherë situatat diktohen edhe që përpara se të nisë sfida. Për Uruguajin as e para e as e dyta nuk ishin në favor dhe në Nizhni Novgorod në përfundim të sfidës Franca e sheh veten në gjysëmfinale të Botërorit.

Ishte vërtetë skuadra favorite, jo për mënyrën e lojës, edhe pse dominimi që i bëri Argjentinës kishte futur jo pak panik në cdo kundërshtar që i ka Les Bleus në rruëgn drejt trofeut. Skuadra e Didier Deschamps e kishte marrë statusin e favoritit me një organikë për tu admiruar, ndoshta më kualitativia e Rusi 2018.

Tabarez dhe amerikanolatinët e tij e kishin marrë goditjen e parë me dëmtimin e Edinson Cavanit, nuk është njësoj të luash pa lojtarin që bashkë me Suarez bëjnë arsenalin më të rrezikshëm të Celeste. E megjithatë, Tabarez zgjodhi një Uruguaji agresiv e që pavarësisht nga mungesa e madhe në sulm tentoi ta vendosë nën presion kundërshtarin.

Për të vënë përfund një Francë të tillë, sigurisht duhet shumë më tepër. Por më tepër se kaq Uruguaji nuk ka. Franca po. Goli i Varane, një jo i zakonshëm para portave kundërshtare, është tregues i një France potencialisht të kompletuar e ku zgjidhjet vijnë edhe andej nga nuk pritet.

Ishte shumë e thjeshtë me ndeshjen e hapur: Uruguaji u detyrua të kërkonte më shumë portën e Lloris, duke i dhënë mundësitë Gjelave të demonstrojnë aftësitë fizike e teknike në hapësirat e krijuara. Nuk ishte dita e sulmuesve, edhe pse Griezmann e festoi golin e tij, por që francezi të festojë golin e tretë në Botëror mendoi portieri i Uruguajit, Fernando Muslera, që i shpëtoi topi nga duart, duke vulosur rezultatin në disfavor të amerikanolatinëve. Mbappe ishte emri më i përfolur, por sulmuesi francez u mbyll në të gjitha rastet nga Laxalt, në një tjetër provë super, duke u detyruar me keqardhje të pranojë zëvendësimin e Deschamps. Suarez gjithashtu nuk la gjurmë, duke patur mbi vete kujdesin e Varane dhe Umtiti.

Franca shkon në gjysëmfinale, bindshëm e pa dëme. Asnjë i dëmtuar e skualifikuar për Deschamps, që pret qetësisht tashmë të mësojë se cilin do të sfidojë në 4 mnë të mirët. Tekniku pasi u bë më jetëgjati në histori në krye të pankinës së Kombëtares, ëndërron tashmë të bëhet edhe i vetmi francez që fiton Kupën e Botës si lojtar e trajner ...

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/jg/JGNE.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/m4/M4bM.mp4

Të këshilluara

Franca favorite, Uruguaji pa Cavanin

Në Nizhni Novgorod nis cerekfinalja e parë e Botërorit Rusi 2018. Franca e Didier Deschamps kërkon të legjitimojë statusin e pretendentit kryesor, përballë një ...

15:54

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI