Flash

SKEMA/ Si i mashtroi ky njeri 3 ndërtues duke u marrë 1 milion euro

Lapsi.al 6 July 2018
SKEMA/ Si i mashtroi ky njeri 3 ndërtues duke u marrë 1 milion euro

Klodian Ciruna rezulton një mashtrues serial në skedarët e policisë, por ai ka arritur t’i shpëtojë sistemit të drejtësisë.

41-vjeçari nuk ka mashtruar vetëm 3 ndërtuesit, që arriti t’u merrte një milion euro me premtimin se do t’iu siguronte leje ndërtimi.

Sipas burimeve konfidenciale, disa vite më parë Ciruna ka mashtruar edhe njerkun e tij, duke arritur t’i marrë një shumë prej 750 mijë eurosh, me premtimin se do e ndihmonte për të marre lejet koncesionare dhe për të ndërtuar një hidrocentral, shkruan Top Channel.

Po sipas burimeve, viktimë e këtij mashtruesi ka rënë edhe një shtetas italian, të cilit ka arritur t’i marrë 37 mijë euro për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

41-vjeçari Ciruna hiqej si biznesmen me lidhje të forta me zyrtarë të lartë në qeveri e pushtet vendor, dhe pretendonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano, duke dërguar “e-mail”-e false në emër të studios dhe personave të tjerë.

Gjithashtu, për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive, si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center”, me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.

Ditët i kalonte në ambientet e disa lokaleve në bllok, ku tavolinë më tavolinë tregonte aftësitë e tij si sekser.

Goditja më e fundit ishte ndaj 3 ndërtuesve, të cilëve iu mori një milion euro.

41-vjeçari Klodian Ciruna, i arrestuar nga Krimi Ekonomik në Policinë e Tiranës, akuzohet për veprën e “mashtrimit me pasoja të rënda” dhe rrezikon deri në 15 vite burgim.

Të këshilluara

Inva Mula, pesë netë muzike në Korçë

Inva Mula, ylli shqiptar që ka shkëlqyer në skenat botërore, së fundmi po e shohim gjithmonë e më shumë edhe në Shqipëri. Ajo ka zgjdhur Korçën për të nisur atj...

15:24

Spanjë/ Një transgjinore në Miss Universe

Spanja ka kurorëzuar për herë të parë një Miss një transgjinore. Qershori është muaji i të drejtave të komunitetit LGBTI, prandaj mund të jetë një arsye përse k...

17:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI