Flash

Modeli Majko dhe modeli i Rilindjes

Lapsi.al 6 July 2018
Modeli Majko dhe modeli i Rilindjes

Dita e djeshme konturoi dy modele brenda së njëjtës mazhorancë në raport me Edi Ramën, i cili e demostroi qetësisht absolutizmin e vet!

Nga njëra anë, i vetmuar, Pandeli Majko, socialist i orëve të para dhe Mirela Kumbaro, rilindase e orëve të para, përfaqesuese e sjellljes së krejt grupit parlamentar

Majko u tregua dinjitoz. Me gjasë ka vënë në diskutim karrieren e tij të mëtejshme, për aq kohë lider është Edi Rama! Nuk do t'i mungojnë thashethemet, distancimet dhe shënjimet me gisht si armik i brendshem derisa shefi të shprehet. Në Shqipëri shefi është Zoti!

Majko nuk e hodhi atë firmë të ndyrë dhe nuk u be pjesë e shembjes se trashëgimisë kulturore dhe grabitjes së tokës publike për arsye të shëmtuara korruptive. Ndërsa Kumbaro, ministrja që duhej të mbronte kulturen u bë simboli më trishtues i tjetërsimit njerëzor e intelektual për një palo karrige.

Nuk përjashtohen edhe benefice të tjera që e bëjnë të akullt në shikim dhe të paeupur në mbrojtje të këtij projekti mafioz. Majko zbuloi sa socialistë kanë mbetur e sa Rilindas e zoterojnë partinë. Gjithë ai unitet rreth liderit të kujton vitin 1934 në Gjermani kur vdiste Hindenburgu dhe parlamenti votonte bashkimin në një të postit të tij me ate Kancelarit duke prodhuar Fuhrerin!

Pasojat e aktit dihen. A do të pranoje Shqiperia një Fuhrer? Dje u bë prova gjenerale në favor të despotizmit.

Ajo që ben përshtypje në aktin e mbrëmshëm në raport me paraardhesit e Partisë Socialiste me ata që i thërrasim etër. Ata shtinin në mish njeriu drejtperdrejt në emër të luftes se klasave, urrejtjes ideologjike e krahinore, në emer të Enverit e partisë, por ishin më të ndershem në dhunë e terror. Nuk lodheshin me zgjedhje e parlament. Këta diktaturën e realizojnë me ligj! Trimeri s’kanë, hile po.

Një ditë më pas përvijohen qarte dhunuesit në një anë dhe shoqëria në tjetrën.

Burgjet janë të vogla. Te mjaftueshme per dhunuesit dhe jo për popullin. Alternativë tjetër s’ka, o populli në burg, o dhunuesit! Policia e Xhafajt, gjyqtaret e rrethit te tij familjare ne sistem, prokurorja Marku në pritje të urdhërit të Ramës nder zyra për të ngjallur frike dhe njerzit e lirë që tek korrupsioni shohin vdekjen kapilare të shpresave për demokraci e normalitet në rrugë. Skenar tjetër s'ka. Nesër me ligj shpallemi armiq të shtetit. Të presim deri atëherë? /panorama.al/

Të këshilluara

Çfarë ndryshon pas shembjes së teatrit?

Kjo e enjte është një ditë që do të hyjë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. Jo për faktin se 75 deputetë, sejmenë të Edi Ramës, ngritën kartonat për të shka...

00:15

Këshilla për ambasadorin e ri amerikan

I dashur Ambasador apo Ambasadore! Mbaje gjithmonë parasysh që po vjen në një vend në rajon, ku si rrallëkund do të gjesh një popull pro amerikan, me arsye d...

15:21

Biri i humbur Altin Basha

Po të bëja një listë të shkurtër gjërash nga harta kulturore e fillimviteve dymijë, nisur nga perspektiva e njeriut të medias, do piketoja si shenja të veçanta ...

14:06

Dy paradokset e Ramës për negociatat

Qeveria shqiptare po ndjek një strategji komunikimi kundërthënëse për t’i shpjeguar publikut shqiptar atë që ndodhi në takimin e Luksemburgut me negociatat. N...

09:57

Festa e Ramës si dasëm pa nuse

Qeveria shqiptare nuk kishte asnjë arsye të vetme të thërriste fitore pas vendimit të Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg. Sigurisht, pas një...

17:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI