Flash

Inva Mula, pesë netë muzike në Korçë

Lapsi.al 6 July 2018
Inva Mula, pesë netë muzike në Korçë

Inva Mula, ylli shqiptar që ka shkëlqyer në skenat botërore, së fundmi po e shohim gjithmonë e më shumë edhe në Shqipëri. Ajo ka zgjdhur Korçën për të nisur atje “MIK”, një festival të ideuar prej saj, si një konfirmim se gjithë eksperiencën e saj si artiste e kalibrit ndërkombëtar, po e investon në vendin e saj. MIK, Muzika internacionale në Korçë, do të zbarkojë nga data 25 deri në 29 Korrik 2018.

Nga Teatri i Operas dhe Baletit nën kostumin e regjisores, tek “Virtuozët” në Tv Klan si drejtore artistike dhe realizuese e një talent show cilësor, së fundmi sopranoja u propozon korçarëve si dhe vizitorëve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë një festival ndërkombëtar. Që padyshim nën kujdesin e saj do të bashkojë artin elitar me finesën dhe rëndësinë e traditës dhe kulturës shqiptare.

Nuk mund të fillonte pa vënë edhe njëherë në piedestal, ndoshta të vetmen Tefta Tashko Koço. Ta fillonim këtë festival me një kumtesë koncert”, thotë Inva Mula e cila zbulon dhe programin e ditëve të festivalit që do të ketë shumë larmi artistike.

Vendtakimi kryesor është “Pazari i Vjetër”, i dyti Teatri “Andon Zako Çajupi”.

“Në një filozofi që shkon përtej një festivali, që është edukimi i një publiku që shkon përtej publikut profesionist me dashurinë për artin dhe kulturën, por edhe me trashëgiminë kulturore”, u shpreh ministrja Mirela Kumbaro.

Festivali nis në 25 Korrik. Pesë mbrëmje për tingujt klasikë dhe figurat e njohura të muzikës shqiptare, muzikën dhe kuzhinën franceze, serenatat, ballon vieneze dhe një koncert frymëzuar nga më të famshmit “Luciano Pavarotti and Friends” në versionin shqiptar “Inva dhe miqtë”. Dhe miqtë do të jenë të shumtë, plot surpriza dhe emocion për netë të paharrueshme në Korçë.

Të këshilluara

Spanjë/ Një transgjinore në Miss Universe

Spanja ka kurorëzuar për herë të parë një Miss një transgjinore. Qershori është muaji i të drejtave të komunitetit LGBTI, prandaj mund të jetë një arsye përse k...

17:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI