Flash

Gent Zenelaj rrëfen arsyen e prishjes së miqësisë me Jul Dedën

Lapsi.al 6 July 2018
Gent Zenelaj rrëfen arsyen e prishjes së miqësisë me Jul

Gentian Zenelaj është një nga aktorët më të njohur shqiptar, i cili fillimisht u njoh nga publiku si aktor humori, por më vonë Gentin e kemi parë me disa role mjaft dramatike edhe në teatër.

Megjithatë le t’i kthehemi fillimit të karrierës së tij bashkë me Jul Dedën e Ermal Mamaqin.

Genti dhe Juli veçse ishin kolegë dukej se ishin edhe miq të ngushtë, pasi shiheshin gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo kur Genti vendosi të largohej nga bashkëpunimi artistik me Julin në “Apartamenti 2xl”, marrëdhënia mes tyre u ftoh dhe ata nuk u folën më. Vetë Juli zbuloi gjatë një intervistë në “Xing me Ermalin” se ata nuk ishin më miq.

Gjithashtu ai tha se nuk ka pasur asnjë sherr mes tyre, por thjesht nuk kanë komunikuar më.

Ndërsa i ftuar së fundmi në emisionin “Thumb” Genti ka treguar versionin e tij të historisë së me ish–mikun e tij të cilin e ka edhe fqinj.

“Me Julin është hatërmbetje, të mërzitur më shumë, me një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njeri që s’është askush në jetën tënde. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga “Vizion Plus” dhe mu tha atëherë ‘o me ne o me ata’, unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta”, - tregoi Genti duke qeshur.

Pas kësaj ai gjithashtu zbuloi se kur u largua nga “Vizion Plus” doli një urdhër i ri që askush nuk duhej t’i fliste më.

“Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna” – shtoi më tej aktori i njohur.

Të këshilluara

Inva Mula, pesë netë muzike në Korçë

Inva Mula, ylli shqiptar që ka shkëlqyer në skenat botërore, së fundmi po e shohim gjithmonë e më shumë edhe në Shqipëri. Ajo ka zgjdhur Korçën për të nisur atj...

15:24

Spanjë/ Një transgjinore në Miss Universe

Spanja ka kurorëzuar për herë të parë një Miss një transgjinore. Qershori është muaji i të drejtave të komunitetit LGBTI, prandaj mund të jetë një arsye përse k...

17:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI