Flash

Artistët drejt ngujimit në teatër/ Akti i fundit kundër projektit Rama- Fusha

Lapsi.al 6 July 2018
Artistët drejt ngujimit në teatër/ Akti i fundit kundër

Ideja e ngujimit brenda në teatër doli nga Robert Ndrenika. "“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, ishte deklarata e fortë e aktorit në një takim me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakun Veliaj.

Ndrenika kishte qenë dëshmitar i takimeve të Edi Ramës me aktorët, 20 vite të shkuara. E dinte se e keqja e teatrit vinte nga trualli në pronësi të bashkisë dhe prona publike në pjesën e pasme të tij, ku ndodhet një sipërfaqe e madhe toke, e lakmuar nga çdo ndërtues. Prandaj kur të gjithë flisnin për teatrin, Ndrenika i mëshonte pazarit me kompaninë private, atë që me ironi e përmendte si PPP (Partneriteti Publik Privat).

https://www.youtube.com/watch?v=fnY9fn0d1XQ&feature=youtu.be

Ideja për t'u ngujuar në godinë, si formë rezistence ndaj ruspave të qeverisë, u përmend vazhdimisht gjatë protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Artistët paralajmëruan përshkallëzimin e protestës, para se ligji të miratohej në parlament.

U përmend në protesta edhe greva e urisë, por ky opsion u hodh poshtë nga Elert Çeloaliaj, aktor dhe anëtar i Shoqatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, që tha se kjo nuk do të ndodhë.

"Nëse miratohet ligji do të kthehemi në teatër, mos t'u shkojë mendja për grevë urie, sepse unë i pari nuk rri në grevë urie. Por, do të shkojmë tek sheshi i teatrit dhe do të komunikojmë për masat që do të marrim. Grevë urie nuk ka, mund të ketë përshkallëzim protestash ose edhe për ngujim kemi diskutuar" u shpreh ai, gjatë protestës para parlamentit.

Pas miratimit të projektligjit shpresa e artistëve që kundërshtojnë prishjen e teatrit, është se presidenti Ilir Meta do t'i përkrahë. Me një letër drejtuar kreut të shtetit, do të kërkojnë mosdekretimin e ligjit që i hap rrugë shkatërrimit të teatrit.

Një hap tjetër, do të jetë kërkesa për angazhimin e ekspertëve të huaj për të pëcaktuar, nëse vërtet godina është e amortizuar deri në pikën sa mund të shembet, apo ekziston ende mundësia që ajo godinë të mund të rikonstruktohet.

Në fund mbetet ngujimi, një vendim që vështirë se do ta ndalë grabitjen tashmë të ligjëruar në parlament, por që do të jetë një dëshmi e rezistencës ndaj vjedhjes së paskrupullt për të nxjerrë akoma më qartë fytyrën e grupit të hajdutëve që na qeverisin.©Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza/ Fitorja pa nder e Arta Markut

Notën pozitive nga komisioni i vettingut, për kyeprokuroren Arta Marku, nuk e kanë vizatuar me nota negative vetëm ata që e kanë zgjedhur: shumica socialiste. N...

15:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI