Flash

VIDEO/ A po largohet Pandeli Majko nga qeveria e Edi Ramës?

Lapsi.al 5 July 2018
VIDEO/ A po largohet Pandeli Majko nga qeveria e Edi Ramës?

Kanë bërë menjëherë xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale pamjet e një videoje 2 minuta e gjysmë të një përplasjeje mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. Ky i fundit nuk ka qenë dakord me projektligjin që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe këtë e deklaruar publikisht në të kaluarën.

Kohët e fundit kishte heshtur, por duket se e enjtja e 5 korrikut ka derdhur pikën e fundit në gotën e pakënaqësive që Majko ka mbledhur. Ministri nuk ka pranuar të bëhet pjesë e tufës duke ngritur verbërisht kartonin jeshil.

Dukshëm i nervozuar Rama i drejtohet ministrit me fjalët: “Ik! Pse rri akoma? Ik te Teatri!” Majko nga ana e tij përsërit disa herë fjalët: “Që nesër!”

A është ky një paralajmërim për ndryshime të menjëhershme në qeveri. Majko e shfaqi pakënaqësinë e tij edhe pak javë më parë kur deputetët e grupit të tij parlamentar i rrëzuan një propozim për ministrinë që ai drejton. Edhe në atë kohë Majko la sallën i nervozuar. Krisja është e dukshme. Tashmë mbetet të shihet nëse ikja e Majkos nga tavolina e qeverisë e pakthyeshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza/ Fitorja pa nder e Arta Markut

Notën pozitive nga komisioni i vettingut, për kyeprokuroren Arta Marku, nuk e kanë vizatuar me nota negative vetëm ata që e kanë zgjedhur: shumica socialiste. N...

15:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI