Flash

Vapa 'bën namin' në Kanada, vdesin 20 persona

Lapsi.al 5 July 2018
Vapa 'bën namin' në Kanada, vdesin 20 persona

Vala e befasishme e të nxehtit që ka mbërthyer rajonet qendrore dhe lindore të Kanadasë ka shkaktuar gati 20 vdekje deri tani. Autoritetet janë detyruar ta ngrenë nivelin e reagimit ndaj nevojave të qytetarëve, nga “ai i ndërhyrjes” në atë të “alarmit”.

Shërbimet e emergjencës kanë marrë të paktën 1.200 telefonata në ditë, ndërsa Qendra Meteorologjike e vendit nxori një paralajmërim për kushte ekstreme të motit. Shumica e viktimave ishin persona që jetonin vetëm dhe nuk kishin qasje tek ajri i kondicionuar. Në Montreal, termometri shënoi 34 gradë Celsius të mërkurën, një nivel i lartë ky për zonën, ndërsa në Quebec, indeksi i lagështisë tregoi 40 gradë dhe gjatë ditës pritet të mbërrijë 43 gradët.

Ky indeks paraqet mënyrën sesi perceptohet temperatura nga individi, kur asaj i bashkohet edhe efekti i lagështisë. Vala e të nxehtit nisi të premten e kaluar dhe nuk ndaloi më, duke i lodhur kanadezët e mësuar me temperatura të ulëta.

Autoritetet lokale po bëjnë përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur kësaj situate përmes freskimit të vendeve publike me ajër të kondicionuar, hapjes së pishinave, shpërndarjes së ujit falas dhe kontrollit mjekësor të personave më të rrezikuar nga vapa, të moshuarit apo ata që vuajnë nga sëmundje kronike. Forca policore e zjarrfikës kanë vizituar deri tani 15 mijë vetë për të verifikuar sesi po e përballojnë të nxehtin. Në vitin 2010, temperaturat përvëluese u bënë shkas për vdekjen e më shumë se 100 personave në zonën e Montrealit.(tch)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI