Flash

Shembja e teatrit/ Tension brenda dhe jashte kuvendit

Lapsi.al 5 July 2018
Shembja e teatrit/ Tension brenda dhe jashte kuvendit

Mazhoranca tentoi ta kalojë sa më shpejt projektligjin që i hap rrugë prishjes së teatrit, ndërkohë që jashtë parlamentit qindra qytetarë protestuan kundër prishjes së godinës. Në krye të protestës ishin artistët, ata pak që kanë mbetur nga grupi i madh që dikur mbushte sheshin e protestës.

Dihet që shumë prej aktorëve kanë ndryshuar mendim. Nuk dalin më as në protesta, nuk flasin më, nuk denoncojnë prishjen e teatrit dhe pazarin me kompaninë private, por në vend të tyre në protestë janë shtuar qytetarët që kundërshtojnë projektin e qeverisë.

Masiviteti në protestë vjen edhe falë mbështetjes së opozitës, që tashmë ka dalë në mbështetje të kauzës që artistët e nisën, për ta lënë rrugës. Në fotot më poshtë mund të shihni disa nga momentet e protestës paqësorë jashtë parlamentit. Në protestë nuk ndodhi asnjë incident, megjithëse dikush nga turma hodhi një tymuese në oborrin e parlamentit.

Mesazhet e parullave dhe thirrjet e protestuesve ishin për deputetët e mazhorancës, thirrje që i drejtohen ndërgjegjes së tyre për të mos votuar për rrafshimin e godinës.

Tensioni i protestës u reflektua edhe në sallën e parlamentit. Shkak u bë interesimi i LSI-së për projektligjin që u paraqit për votim në parlament. Deputeti Nasip Naço kishte analizuar çdo fjalë të tij dhe erdhi në parlament me 40 pyetje që kërkonin shpjegime për marrëveshjen e qeverisë me Fusha sh.p.k.

Fillimisht Mirela Kumbaro tentoi ta kalojë situatën me një fjalim të stërpërsëritur të saj, që fliste për kushtet e këqia në teatër, pamundësinë për ta rikonstruktuar dhe domosdoshmërinë për ta shkatërruar atë godinë.

Teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri në këmbë, është shfrytëzuar për shfaqje, por është argumenti më mjeran duke pritur ditën që mund të na zërë brenda. Miu ishte bashkëjetues me artistë. Sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për vendin, kam shkuar gjithë jetën në teatër, por pak kam parë nga kolegët e kësaj salle, nuk ju kam parë jo në këto pesë vite ku unë nuk lë shfaqje pa parë. Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se ambientet janë jashtë kushtet teknike për shfrytëzim, muri me përbërje pupuliti ka dëmtime të konsiderueshme, nga Instituti i Ndërtimit theksohet se përtej arkitekturës, strukturës që bën të pamundur çdo ndërhyrje, kushtet janë të tilla që teatri duhet të mbyllet, thuhet, riparimi i objektit përbën vështirësi, kosto të larta dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit, në themel, çati dhe soleta, ndërhyrja sado e madhe të jetë nuk e sjell në kushtet optimale”, – tha Kumbaro.

Kur Gramoz Ruçi tentoi të kalojë për diskutime të tjera, provokoi pakënaqësinë e deputetëve të opozitës. Petrit Vasili dhe Luan Rama nga LSI i kërkuan të ndërpresë seancën, t'i japë kohë Mirela Kumbaros dhe Arben Ahmetajt të bëjnë gati përgjigjet dhe të respektojë opozitën.

E fortë ishte deklarata e Lulzim Bashës në parlament. Një paralajmërim se kuvendi po shkon drejt flakëve dhe këtë po e bën mazhoranca me sjelljen e saj.

“Emergjencën tuaj për të vjedhur e kanë kuptuar qindra qytetarë që janë jashtë. Mos u zgërdhini, hajdutë, mos zgërdhini, ruani rendin! Por që mos t’u përgjigjesh as pyetjeve të opozitës, ç’kuptim ka ky parlament? Ç’kuptim ka të vazhdojmë këtu nëse bedelët e kryehajdutit vijnë këtu dhe as nuk përgjigjen pyetjeve të opozitës? Ça kujtoni se jeni ju mor? Për ça kujtoni se e keni marrë pushtetin? Kujtoni se ato kriminelë dhe ato lekë droge do ju mbajnë deri në fund? Po i vini flakën parlamentit! Rrrini mendjes! Në krevat me krimin, tenderat me krimin, tani doni ta shndërroni parlamentin në teatër të krimit. Nëse nuk ka këllqe kjo le të vijë ai kryekrimineli. Pyetjet janë të qarta, konkrete përgjigjuni pyetjeve dhe mos u zgërdhini hajdutër” u shpreh Basha i irrituar për indiferencën që shfaqi mazhoranca.

Mazhoranca duket e bindur të kalojë në parlament projektligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit dhe ngritjen e kullave në qendër të Tiranës nga kompania Fusha sh.p.k. Në sallën e parlamentit, opozita kërkoi që Edi Rama të ishte në sallë, por kryeministri nuk ka dalë vetë në krye të nismës për shembjen e teatrit, megjithëse dihet që është nismëtari dhe mbështetësi kryesor i projektit në qendër të Tiranës.

Të këshilluara

Analiza/ Fitorja pa nder e Arta Markut

Notën pozitive nga komisioni i vettingut, për kyeprokuroren Arta Marku, nuk e kanë vizatuar me nota negative vetëm ata që e kanë zgjedhur: shumica socialiste. N...

15:55

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI