Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Juventus nuk është zgjedhje ekonomike për Cristiano Ronaldon

Lapsi.al 5 July 2018
Juventus nuk është zgjedhje ekonomike për Cristiano Ronaldon

"Si valgo 100 millones es que no me quieren", kështu titullon Marca situatën mes Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo. "Nëse vlej 100 milionë euro është sepse nuk më duan këtu": për të përditshmen sportive të Madrid, Cristiano Ronaldo beson se cmimi i vendosur nga Real në janar (reduktimi drastik i klauzolës së zgjidhjes së kontratës) është një mesazh i qartë për tu larguar e për këtë arsye po vazhdon në këtë mënyrë. Madje ky është edhe motivi kryesor që ka vendosur të transferohet tek Juventus. Sipas gazetës, Real Madrid dëshiron ta mbajë, por nëse pas takimit Perez-Mendes dëshira e lojtarit mbetet e njëjtë atëherë Los Blancos do tia bënin rrugën të lehtë.

Kështu që është pikërisht cështje orësh. Mbledhja urgjente e kërkuar nga presidenti i merengues do të shërbejë për të qartësuar pozicionet: Perez tenton të rregullojë raportet, por një gjë e tillë në mos e pamundur duket shumë e vështirë të ndodhë. Aq i vështirë sa Record, gazeta sportive portugeze e quan kalimin e CR7 tek Juve punë orësh. Kështu mendon edhe As, tabloid i Madridit shumë afër Real, që saktëson se Ronaldo ka perfeksionuar gjithcka me bardhezinjtë, duke pranuar ofertën e kampionëve të Italisë.

Të këshilluara

Akord - Ronaldo i thotë 'po' Juventus

Cristiano Ronaldo ka pranuar të transferohet tek Juventus pasi kampionët e Italisë kanë vendosur të paguajnë €100 milion (£88m/$116m) klauzolën e tij të zgjidhj...

17:45

Bacca e Uribe rrezikojnë fatin e Escobar

Carlos Bacca e Mateus Uribe janë kërcënuar me vdekje nga tifozët kolumbianë pasi gabuan penalltitë e tyre në 1/8 e finaleve kundër Anglisë. pjesa dërrmuese e me...

17:20

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI