Flash

Britania del me plan të ri doganor pas daljes nga BE

Lapsi.al 5 July 2018
Britania del me plan të ri doganor pas daljes nga BE

Qeveria e Britanisë paraqiti disa detaje se si mund të trajtohen doganat pas largimit të këtij vendi nga Bashkimi Europian.

Qeveria tha se plani i saj i ri, i quajtur “Marrëveshja e lehtësuar doganore”, ofron “më të mirën për të dyja botët”.

Thuhet se plani i ri do t’i japë Mbretërisë së Bashkuar lirinë për t’i vënë tarifat e veta mbi mallrat që mbërrijnë në këtë vend.

Kryeministrja britanike, Theresa May, takon sot në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar progresin që është bërë në negociatat për Brexit.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në fund të marsit, 2019. Kjo pason një referendum të qershorit, 2016, në të cilin qytetarët britanikë kanë votuar për dalje nga blloku.

Britania dhe BE-ja kanë shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje përfundimtare deri në tetor. Por, pas disa mujash negociata, është bërë pak përparim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI