Një penallti e humbur, eleminim nga Botërori dhe menjëherë kërcënim me vdekje. Kjo I ka ndodhur danezit Nicolai Jørgensen. Federata daneze e Futbollit ka ndërhyrë në mbrojtje të sulmuesit të kombëtares o danese Jørgensen, duke dënuar kërcënimet me vdekje që ka marrë lojtari në rrjetet sociale pas humbjes kundër Kroacisë në 1/8 e finaleve. "Ndaluni - lexohet në tëitterin e federatës - Komuniteti ynë nuk I pranon kërcënimet me vdekje për yjet e futbollit, politikanët ose personave të tjerë. është krejtësisht e papranueshme. Do ti drejtohemi policisë për ti dhënë fund kësaj cmendurie".
Gjithcka ndodhi pas ndeshjes me Kroacinë. Jørgensen gaboi penalltinë decizive që vendosi eleminimin e Danimarkës nga Botërori, duke shkaktuar reagimin e tifozëve. Një tërbim që në disa raste shkoi përtej, duke formuluar kërcënime për jetën.