Flash

Gafa e Bashës me Salvinin dhe ankthi i Ramës për ndryshimin italian

Lapsi.al 4 July 2018
Gafa e Bashës me Salvinin dhe ankthi i Ramës për ndryshimin

Një fortunë e vërtetë në gotë është ngritur në të gjithë mediat e majta pas një deklarate mbështetëse që Lulzim Basha i ka bërë ministrit të Brendshëm italian, legistit ksenofob, Mateo Salvini.

Lexo më tej:

Furi mediatike kundër dekalaratave të Bashës pro Salvinit (shikoni faksimilet)

Natyrisht, duhet thënë që në fillim, se konteksti shqiptar që kreu i PD kërkoi t’i vishte deklaratave antimafia të numrit dy të qeverisë italiane, nuk kishte asnjë kuptim. Kredhjet pompoze të Salvinit, me gjoksin e zhveshur, në pishinën e një prone të sekuestruar nga krimi i organizuar, nuk kishin asgjë të përbashkët me vendin tonë.

Lexo më tej:

Basha frymëzohet nga Salvini në Itali: Era e ndryshimit kundër mafias po vjen edhe në Shqipëri

Deklaratat për Salvinin, reagon Bushati: Shpresoj që Bashës ti kenë vjedhur llogarinë në Twitter

Po ashtu edhe kritikat ndaj paqëndrueshmërisë politike të Bashës janë mëse të vërteta.

Kryedemokrati e ekzagjeroi me entusiazmin e treguar ndaj politikanit më antishqiptar të vendit fqinj (atij që pati deklaruar se nëse Shqipëria hyn në BE, ne duhet të dalim prej saj). Ai vazhdoi linjën e teprimeve duke u kapur pas politikanit të fundit që i del në rrugë.

Basha përsëriti me Salvinin, të njëjtën gjë që bëri dikur me Trump-in, megjithëse në fushatë kishte qenë pjesmarrës në konventën e Hillary Clinton. Ai ndoqi të njëjtin shembull, si ai i shndërrimit nga një sorosian, në një antisoroist, vetëm se erërat politike përtej oqeanit ndryshuan në mënyrë të beftë.

Pra, Basha vërtetoi edhe njëherë se ai nuk i përket racës së politikanëve me bindje dhe parime (PD ka qenë aleate historike e Forza Italia të Berluskonit) por se është një oportunist që kthehet nga fryn era.

Por, pranuar këtë, të vërtetës i duhet shkuar deri në fund.

Shqetësimi në kor i pothuajse të gjitha mediave të majta, nuk është një preokupim momental për koherencën e Bashës. As një përndezje patriotike për të denoncuar lidhjen e tij me një politikan ksenofob të përtej detit.

Megjithëse Lulzim Basha, duhej të ishte treguar më i përmbajtur në entusiazmin e tij pro legist, në aktin e tij të dyshimtë politik, kishte edhe një simbolikë të dytë. Lideri i opozitës, me atë mesazh, ndonëse duke mos gjetur momentin dhe personin e duhur, kërkoi të tregonte se gjërat në bregun përballë kanë ndryshuar. Se qeveria e re italiane nuk është më ajo e mikut të selfieve të Edi Ramës, ish kryeministrit të demokratëve të majtë, Mateo Renzit.

E për rjedhim Italia ka mundësi të mos jetë më pjesmarrësja e mitingjeve propagandistike të Rilindjes, ku antidroga konsiderohet një histori suksesi dhe ku 99% e fushave me kanabis shpallet e asgjesuar.

Që kur në Romë ka marrë detyrën qeveria e re, ne kemi parë disa sinjale shqetësuese për propagandën e Rilindjes.

Vëtëm pak ditë më parë, një hierark i lartë i forcave të sigurisë në Italinë e jugut, konfirmoi për gazetën franceze Liberation, se nga Shqipëria eksportohen të njëtat sasi kanabisi si edhe më parë, madje edhe prodhim i muajve të fundit (shiko shkrimin poshtë).

Guardia Di Financa hedh poshtë pretendimin e qeverisë se beteja me hashashin është fituar

Një tjetër shenjë minimale e asaj që po ndodh përtej Adriatikut, është refuzimi italian për të bërë ekspertizën e zërit të vëllait të ministrit të Brendshëm, që do të shërbente si një alibi për luftën e këtushme politike.

Natyrisht, këto sinjale të vogla janë shumë pak për të shpjeguar përmes tyre një linjë të re. Por Lulzim Basha do të kacavirret pas tyre dhe do të besojë se ka përfunduar koha kur ai i kërkonte, në mbledhjet e partive të djathta, ministrit të Brendshëm të Italisë, Alfano, të rrëfente të vërtetën për kanabisin shqiptar dhe ky ia kthene: “Nuk kam ç’bëj, Renzi është shumë mik me kryeministrin tuaj”. Ai ka nevojë dëshpërimisht të imagjinojë se ndryshimi traumatik në Romë, do të pasqyrohet në marrëdhëniet e saj me Tiranën. Prandaj ai nxitoi të rreshtohej përkrah ksenofobit Salvini.

Por, sa e madhe ishte shpresa e ekzagjeruar e kryeopozitarit, po aq i fortë është edhe ankthi i Ramës për pasojat që mund të ketë ardhja e koalicionin populist në Itali. Prandaj ai organizoi të gjithë taborrët e vet mediatikë, për të shndërruar në një superçështje, një gafë të rëndomtë që Lulzim Basha nuk e ka për herë të parë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Këshilla për ambasadorin e ri amerikan

I dashur Ambasador apo Ambasadore! Mbaje gjithmonë parasysh që po vjen në një vend në rajon, ku si rrallëkund do të gjesh një popull pro amerikan, me arsye d...

15:21

Biri i humbur Altin Basha

Po të bëja një listë të shkurtër gjërash nga harta kulturore e fillimviteve dymijë, nisur nga perspektiva e njeriut të medias, do piketoja si shenja të veçanta ...

14:06

Dy paradokset e Ramës për negociatat

Qeveria shqiptare po ndjek një strategji komunikimi kundërthënëse për t’i shpjeguar publikut shqiptar atë që ndodhi në takimin e Luksemburgut me negociatat. N...

09:57

Festa e Ramës si dasëm pa nuse

Qeveria shqiptare nuk kishte asnjë arsye të vetme të thërriste fitore pas vendimit të Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg. Sigurisht, pas një...

17:07

Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Kryeministri shqiptar e ka nxjerë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar ata që i frynë borive të alarmit për ngritjen e kampeve të azilan...

13:54

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI