Flash

Dy persona në gjëndje kritike pranë vendit ku u helmua ish-spiuni rus Skripal

Lapsi.al 4 July 2018
Dy persona në gjëndje kritike pranë vendit ku u helmua ish-spiuni

Një incident ka ndodhur në Wiltshire, në Amesbury, Britani e Madhe pasi u zbuluan se dy njerëz që po luftojnë për jetën e tyre mund të jenë ekspozuar ndaj një “substance të panjohur”.

Burri dhe gruaja, të dyja në 40 vjeç, u gjetën të pavetëdijshëm në një pronë në Amesbury – pranë Salisbury, i njëjti vend ku ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza Julia u helmuan nga një agjent i dyshuar ushtarak në muajin mars.

Policia ka thënë përmes një deklarate se një burrë dhe një grua në të 40-at, janë në gjendje kritike pasi janë gjetur 13 kilometra larg nga vendi ku ishin helmuar Skripalët.

Policia ka izoluar zonën kur janë gjetur personat, pavarësisht se zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se rasti nuk besohet se përbën rrezik më të gjerë.

Britania akuzon Rusinë për helmim të Skipalëve me agjent nervor Noviçok, derisa Moska kundërshton çdo keqbërje.

Noviçok është krijuar në kohën e Luftës së Ftohtë, në mes të Rusisë dhe Perëndimit, çka ka ndikuar në dëbimin e qindra diplomatëve nga të dyja palët.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

‘Hakmarrja ruse’ nis nga SHBA, gati dëbimi i diplomatëve amerikanë nga Rusia 

Sergei dhe Yulia Skripal ishin gjetur pa ndjenja afër një stoli në Salisbury dhe kanë kaluar javë të tëra duke marrë trajtim shëndetësor.

Aktualisht ata janë liruar nga spitali, mirëpo mjekët ende nuk kanë dhënë detaje se si mund të ndikojë helmimi në shëndetin e tyre në të ardhmen.

Të këshilluara

Zgjidhet presidenti i ri i Meksikës

Në Meksikë, 64-vjeçari i krahut të majtë Andres Manuel Lopez Obrador, i cili e filloi karrierën e tij në politikë dekada më parë, si mbrojtës i të drejtave të b...

20:18

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI