Flash

Analiza/ Fitorja pa nder e Arta Markut

Lapsi.al 4 July 2018
Analiza/ Fitorja pa nder e Arta Markut

Notën pozitive nga komisioni i vettingut, për kyeprokuroren Arta Marku, nuk e kanë vizatuar me nota negative vetëm ata që e kanë zgjedhur: shumica socialiste. Në të kundërt PD edhe LSI, dhe ajo që nuk pritej edhe përfaqësuesi ndërkombëtar i OMN, kanë bërë deklarata negative.

“Jam i zhgënjyer për mungesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, sepse do ta mirëprisja një debat të hapur profesional mbi disa çështje ligjore. Kjo mungesë nuk është një shenjë lidershipi, sepse ky i fundit përbëhet nga autoriteti por edhe nga llogaridhënia,” theksoi Theo Jacobs.

Përfaqësesi i OMN-së deklaroi se do të kishte dashur të dëgjonte një debat për parregullsitë në masat e paraburgimit. Por pika më e nxehtë, që i vë njollë procesit, është fakti se zyrtari më i lartë i zgjedhur pas miratimin të Reformës në Drejtësi, mungoi të japë shembullin personal të respektit ndaj institucioneve të saj dhe ndaj rritjes së besimit të publikut tek procesi.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që kryeprokurorja nuk tregon ndjeshmëri ndaj opinionit publik.

Ajo pranoi pa kokëçarje të bëhej prokurore e vetëm njërës palë, duke u zgjedhur nga parlameni vetëm me votat e shumicës.

Ajo pranoi ta merrte detyrën e re pa kalur më parë nga filtrat e vettingut. Ajo pranoi të betohej përpara një salle parlamenti të shndërruar në fushë beteje, në të cilën socialistët e përdorën si kamikaze për t’i vënë kapak ngjarjes.

Por përpos problemeve me imazhin dhe respektin e saj për figurën e kryeprokurorit, Arta Marku sipas opozitës ka edhe probleme të tjera.

Sot Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë ku theksohej se Arta Marku si kryeprokurore ka bërë emërime të paligjshme. Kush i mban mend deputetët socialistë që votuan pro saj gjysëm viti më parë, ata të gjithë theksonin se, si e përkohshme, Marku nuk kishte të drejtë të bënte emërime dhe çemërime. Por ndërkohë ajo tashmë ka lëvizur të gjithë shefat e organit të akuzës në rrethe.

Megjithëse komisioni i vettingut vuri re se këto emërime janë bërë pa ndonjë rregullore të përcaktuar dhe në bazë të vullnetit të saj që prej janarit 2018, prokurorja e përgjithshme nuk ka arritur të ngrejë një rregullore për emërimet e reja.

Një akuzë tjetër ndaj saj është edhe vënia e prokurorisë nën kontrollin e ministrisë së Brendëshme dhe paraburgimet abuzive që u bëhen qytetarëve.

E ashpër ka qenë me këtë farsë LSI. Duke komentuar mosparaqitjen e Arta Markut, Luan Rama foli për një mejhane që kontrollohet poflitikisht: “Komisioni i Pavarur i Kualikimit, apo më thjeshtë për lexuesit, Komisioni i Vetingut, edhe pse i poshtëruar dhe i pakonsideruar qoftë edhe formalisht me mosparaqitjen para tij të Prokurores së Përgjithshme, u shfaq i mjerë, si për të na thënë se vetingu është një mejhane korrupsioni që ka përfshirë edhe ndërkombëtarët e OMN-së, të paaftë të mbrojnë e garantojnë integritetin e procesit”, tha ai.

Pra megjithëse realisht doli e fituar nga Vettingu, kryeprokurorja i vuri një njollë këtij procesi. Me një gjest simbolik ajo e injoroi këtë institucion duke konfirmuar edhe njëherë se është nën urdhërat e atyre që e “zbuluan” dhe e votuan.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI