Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Zvicra me mungesa në betejën e dy surprizave të Botërorit

Lapsi.al 3 July 2018
Zvicra me mungesa në betejën e dy surprizave të Botërorit

Në Shën Petersburg Stadium do të luhet për 1/8 e finaleve edhe sfida mes dy surprizave të këtij Botërori. Nga njëra anë Suedia e teknikut Andersson që u kualifikua si e para e Grupit F, aty ku ishte edhe Gjermania që u eleminua e nga ana tjetër Zvicra e Petkovic që u pozicionua e dyta në Grupin E, pas shpinës vetëm të Brazilit. Do të jetë hera e parë që këto dy skuadra përballen e njëra tjetrën në një plate kaq të rëndësishme: Suedia nuk ecte kaq mirë në Botëror që nga ai i Usa '94 kur fitoi bendin e tretë, ndërsa Zvicra nuk shkon në cerekfinale që nga 1954 (turne që u luajt në shtëpi nga helvetët).

Formacionet e mundshme...

Me shumë mundësi Andersson do ti besojë një 4-4-2 (pa Larsson të skualifikuar) me Olsen në portë dhe kapitenin golashënues Granqvist, që do të udhëheqë mbrojtjen. Në mesfushë fantazia e Hiljemark e susbstanca e Ekdal, me mbështetjen në krahë të Claesson e Forsberg, ndërsa përpara dyshja protagoniste Berg-Toivonen. Në kampin zviceran do të ketë dy mungesa të rëndësishme për skualifikim, mbi të gjitha Lichtsteiner e Schär. Petkovic duhet të rreshtojë një 4-2-3-1 me Elvedi që do të marrë vendin e Lichtsteiner në të djathtë e me Rodriguez në krahun tjetër. Në mesfushë Behrami e Xhaka janë digë pas një treshe të formuar nga Shaqiri, Dzemaili e Embolo që mbështesin sulmuesin e vetëm.

Shqiptarët e Zvicrës shpresa e Petkovic...

Zvicra është në 1/8 e finaleve në Rusi, por nëse ka protagonistë në skuadrën e Petkovic ata janë pa asnjë mëdyshje: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Dzemaili e Valon Behrami. Shqiptarët e Zvicrës janë duke bërë një Botëror të të gjithë respektit. Shaqiri shënoi gol në ndeshjen më të rëndësishme kundër Serbisë, po ka bërë një volum loje për tu admiruar, 42.8 pasime për ndeshje me një saktësi 81.5%. Provë e mirë në të tre ndeshjet e grupit, ashtu si edhe për Xhakën, që nisi përmbysjen e madhe kundër Serbisë. Në mesin e fushës ai është i pazëvcendësueshëm me 84.3 pasime për ndeshje dhe një saktësi lojë prej 90.5 %... Dzemaili është më specifik në detyrat e dhëna nga Petkovic, por edhe ai shkoi në gol në ndeshjen kundër Kosta Rikës. Nuk luan shumë topa, por vrapon më shumë se të gjithë, ashtu si edhe Behrami që luan krah tij.

Të këshilluara

Cavani nuk ia del, Franca një mirazh

Nuk mund të buzëqeshë Uruguaji për gjendjen fizike të Edinson Cavanit në vigjilje të çerekfinaleve kundër Francës, edhe pse lajmet që vijnë nga qendra e grumbul...

22:36

"Rusi 2018": Fillon sfida Belgjikë-Japoni

Belgjikë-Japoni është sfida e radhës në 1/8 e Botërorit "Rusi 2018". Një ndeshje e cila do të përcaktojë skuadrën që në çerekfianle do të sfidojë Brazilin. Ky i...

19:55

Video/ Firmino mbyll llogaritë me Meksikën

Brazili siguron rezultatin dy minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt. Roberto Firmino shënon golin e dytë, duke ndjekur mirë aksionin e Neymar në minutën ...

17:48

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI