Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Video/ Suedia në çerekfinale, katër shqiptarë ikin nga Botërori

Lapsi.al 3 July 2018
Video/ Suedia në çerekfinale, katër shqiptarë ikin nga

Suedia shkon në çerekfinale, duke marrë më të mirën në sfidën mes dy skuadrave surprizë të Botërorit Rusi 2018. Mjafton një inkursion i Forsberg dhe devijimi i pafat i Akanjit për të shëmbur ëndërrat e Zvicrës së Petkovic, që u la në baltë nga katër lojtarët e tij më të rëndësishëm: Shaqiri, Xhaka, Dzemaili e kapiteni Behrami.

Në ndeshjen më të rëndësishme, atë të fazës me eleminim direkt, Shaqirie të tjerët shuhen nga intensiteti dhe taktika asfiksuese e Suedisë së Anderson. Fantazisti nuk mundi kurrë të bëhej i rrezikshëm dhe vetëm krosime i lejoi në të djathtë Forsberg dhe Agustinsson. Nuk shkoi asnjehërë në goditje, të paktën pa patur përballë një kundërshtar e të njëjtin trajtim pati edhe Xhaka e Dzemaili.

Megjithatë, të vetmet konkluzione të rrezikshme drejt portës së Olsen i takonin sërisht shqiptarëve të Zvicrës, Xhaka e Dzemaili, që duke mos gjetur hapësira mes fanellave të verdha të Suedisë, kërkonin tentativat nga distanca.

Nordikët u dukën shumë më të organizuar, në një ndeshje që duhet pranuar se ishte e ekuilibruar, madje për një periudhë të gjatë me Zvicrën në zotërim të topit. 4-4-2 i Anderson bllokoi helvetët në fazën e moszotërimit dhe i krijoi mundësinë Forsberg e Claesson të kërkonin tentativat, edhe pse ndeshja mbeti e hapur deri në të 66 vetëm sepse suedezët gabuan mundësi që askush nuk do ti falte (Berg e Ekdal).

Suedia nuk ecte kaq mirë në Botëror që nga ai i Usa ’94 kur fitoi vendin e tretë, ndërsa Zvicra nuk shkon në cerekfinale që nga 1954 (turne që u luajt në shtëpi nga helvetët).

https://clips.clippit.tv/dgnprg/720.mp4

Të këshilluara

Suedia e Zvicra paqe për një pjesë loje

Një pjesë lojë e ekuilibruar ajo e zhvilluar mes Suedisë e Zvicrës në Shën Peterburg. Zotërim topi në favor të helvetëve, rastet më të mira të nordikëve, por në...

16:48

Shqiptarët e Zvicrës nisin testin nordik

Zvicra kërkon një rezultat të rëndësishëm kundër Suedisë në 1/8 e finaleve, në atë që mund të konsiderohet edhe sfida mes dy skuadrave surprizë të Botërorit. Në...

15:57

Cavani nuk ia del, Franca një mirazh

Nuk mund të buzëqeshë Uruguaji për gjendjen fizike të Edinson Cavanit në vigjilje të çerekfinaleve kundër Francës, edhe pse lajmet që vijnë nga qendra e grumbul...

22:36

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI