Flash

Si po degradon në Poloni reforma e drejtësisë. Vendi rrezikon snaksionet e BE

Lapsi.al 3 July 2018
Si po degradon në Poloni reforma e drejtësisë. Vendi rrezikon

3 korriku është teorikisht dita e fundit e punës e kryetares së Gjykatës së Lartë të Varshavës. Malgorzata Gersdorf (në foto)dhe disa nga bashkëpunëtorët e saj, sipas direktivave të reja, që do të hyjnë në fuqi, duhet të dalin në pension. Komisioni i BE do ta pengojë këtë dhe prandaj nisi sot një procedurë për shkelje të marrëveshjeve evropiane nga Polonia.

Edhe gjykatësit e prekur nuk kanë ndër mend që t'i binden nxjerrjes me detyrim në pension. E konsiderojnë këtë thjesht të kundraligjshme. Për këtë kanë argumenta. Kushtetuta e Polonisë thotë qartë se gjykatësit e Gjykatës së Lartë zgjidhen për gjashtë vjet dhe lejohen të punojnë deri 70 vjeç. Veç kësaj ata nuk mund të shkarkohen nga detyra apo të pushohen nga puna. Madje as transferimet nuk janë të mundura. Gjykatësit që duan të vazhdojnë të punojnë, me gjithë rregullat e reja, kishin kohë deri në fillim të majit që t'i paraqisnin Presidentit deklarata të vullnetit. Vetëm me miratimin e tij do të ishte i mundur një qëndrim në post.

Gjykatësit ndjekin rrugët e tyre

Për Malgorzata Gersdorfin kjo është një procedurë absurde, të cilën ajo dhe bashkëpunëtorët e saj e kanë kundërshtuar që në krye. "Kushtetuta ma garanton këtë post të nderuar për gjashtë vjet dhe unë nuk shoh ndonjë shkak që të paraqes te pushteti ekzekutiv një lutje, kjo as që diskutohet", thotë gjykatësja 66 vjeçare dhe Kryetare e Gjykatës së Lartë.

Profesoresha e juridikut, e cila është gruaja e parë në historinë e Polonisë në krye të Gjykatës së Lartë, e mban këtë post që në vitin 2014. Atë qeveritarët e kanë halë në sy, sepse ajo e kritikon publikisht reformën e drejtësisë. "Gjykatësja Malgorzata Gersdorf mbetet sipas kushtetutës së Polonisë kryetarja e parë e Gjykatës së Lartë deri në 30 prill 2020", shkroi mbledhja e gjykatësve të Gjykatës, në një mbledhje të jashtëzakonshme këtë javë. Deklarata u miratua njëzëri.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka 76 gjyqtarë. Prej tyre, 27 janë mbi 65 vjeç. Po të largohen, qeveria e PiS mund t'i zërë postet e tyre me gjykatës besnikë ndaj qeverisë. Veç kësaj, Gjykata e Lartë do të ketë për herë të parë ndihmësgjyqtarë, të cilët do të zgjidhen nga Senati (Dhoma e Dytë e parlamentit). Për qeverinë ka rëndësi që ta vërë Gjykatën më të Lartë sa më shpejt nën kontrollin e saj. Kjo gjykatë do të ketë mundësi që të vendosë për vlefshmërinë e zgjedhjeve. Po këtë vjeshtë do të mbahen zgjedhje lokale dhe vitin e ardhshëm zgjedhje parlamentare.

Jo drejtësi paralele

Ministri i Drejtësisë Zbigniev Ziobro kërcënon me "hapa disiplinorë" kundër të pabindurve. "Në Poloni nuk ka drejtësi paralele, ka vetëm sistem drejtësie, i cili është i integruar në të drejtën në fuqi", tha ai. Ai i paralajmëroi gjykatësit që të mos "qëndrojnë mbi ligjin". Reforma e drejtësisë ishte një nga premtimet më të rëndësishme në zgjedhje të PiS nacionalkonservatore. Ajo drejtohet para së gjithash kundër një "kaste gjykatësish" që konsiderohet e vjetër, e cila sipas ministrit Ziobro kujdeset vetëm për interesat e saj dhe që gjoja është ende e ndërthurrur me të kaluarën komuniste. Një e treta e këtyre gjykatësve kane filluar vërtet punë në kohë tè komunizmit, por tentativa për shkarkimin e tyre konsiderohet nga BE si politike sepse që nga ajo kohë kanë kaluar tre dekada.

Deutsche Welle

Të këshilluara

Zgjidhet presidenti i ri i Meksikës

Në Meksikë, 64-vjeçari i krahut të majtë Andres Manuel Lopez Obrador, i cili e filloi karrierën e tij në politikë dekada më parë, si mbrojtës i të drejtave të b...

20:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI