Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Ku mbaron mandati që Rama mori nga votuesit

Lapsi.al 3 July 2018
Ku mbaron mandati që Rama mori nga votuesit

Ashtu është! Nuk kanë asnjë të drejtë ekskluzive aktorët dhe regjisorët të vendosin për një vepër publike siç është Teatri. Eshtë e drejta e publikut, ose edhe e vendimmarrësve që publiku duke i votuar, i ka ngarkuar me detyrën e administrimit publik, që të vendosin për këtë vepër publike.

Por ama, këta të fundit - përfaqësuesit e votuar të publikut - nuk kanë të drejtë të vendosin për gjithçka që u shkrep në kokë, pa e sqaruar fillimisht publikun për këtë vendim që po marrin. Këto sqarime bëhen gjatë zgjedhjeve. Nëse nuk janë bërë në atë kohë, atëherë ato bëhen gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Jo në mes të mandatit kur votat tashmë janë marrë për punë të tjera.

Të votuarit, fjala vjen, mund të vendosin për teatrin, por vetëm në qoftë se teatri ka qenë pjesë e premtimeve të tyre elektorale në zgjedhje. Pra ata mund të vendosin ta prishin teatrin apo të ndërhyjnë tek ai, vetëm nëse paraprakisht ia kishin bërë të qartë publikut idenë e tyre për teatrin dhe e kanë marrë lejen specifike të publikut në formë vote, për prishjen e teatrit ose për ndërhyrjen tek teatri.

Në qoftë se nuk e kanë marrë këtë leje, atëherë ata nuk kanë asnjë të drejtë të ndërhyjnë në rendin e gjërave me të cilat publiku është në paqe sepse kjo do të ishte thjesht një pabesi ndaj publikut. Nëse atëherë kur kërkuan votën nuk e vunë në dijeni publikun për planet e tyre për teatrin, aherë ata nuk kanë asnjë të drejtë të vendosin asnjë gjë për teatrin.

Vota një herë në katër vjet nuk është çek i bardhë që ti të bësh çfarë të duash përditë, për katër vjet rresht duke i trajtuar njerëzit si dementë që s'vendosin dot asgjë për veten e tyre.

Me logjikën se kush votohet, votohet për të bërë gjithçka që ai e logjikon si të drejtë në emër të publikut, dikush mundet që fare mirë të çmendet dhe të "logjikojë" se e drejtë për publikun është ngordhja urie e njerëzve, përndjekja politike, shkarkimet nga puna apo arrestimet masive.

Për të shmangur këtë lloj "administrimi" i cili funksionon vetëm në pseudo-demokracitë afrikane apo aziatike, ekziston diçka që quhet program zgjedhor. Ti votohesh dhe merr mandatin për zbatimin e këtij programi. Për asgjë tjetër më shumë, sado të imagjinosh ti se kjo bëhet për të mirën e përgjithshme.

Mandati është kontratë për të mbajtur premtimet që ti i bën kur kërkon votën. Kjo quhet politikë. Nëse nuk bën ndonjë premtim, atëherë gjërat qëndrojnë ashtu siç janë para se të merrje ti votën. Përndryshe nuk po bën politikë, por po vjedh. Dhe herët a vonë, do paguash për këtë.

Të këshilluara

Teatri, vdekja e paralajmëruar e Rilindjes

Nga Bujar Alimani/ Teatri Kombëtar i Shqipërisë është në Tiranë. 7436 km vijë ajrore nga vendi ku unë banoj. Nuk ka qenë kurrë më afër se këto kohë, ose më sakt...

14:03

Për Teatrin

ARTAN RAÇA Më 1971, në luftën për pavarësinë e Bangladeshit, ndërtesa e Asamblesë Kombëtare në Dhaka e ndërtuar më 1962 në mes të një liqeni, shpëton për mre...

15:11

Drama e Teatrit dhe aktori Veliaj

Një gjë është e qartë si drita e diellit: Teatri do të prishet sepse prishja e tij është i vetmi argument për t'i dhënë oligarkut Fusha.shpk pronë publike me vl...

09:59

Kur shqiponjat kosovare guxojnë

Nga Tunku Varadarajan/ Politico.eu "Një serb dhe një kosovar ecin në një bar ..." Kjo nuk është vi e hapjes së shakasë, por sinjali për një grushtim të menjë...

15:28

Vetëm ERTV pa emision sportiv!

Nga Lutfi Dervishi Shqipëria nuk luan në Botërorin Rusia 2018, por kjo nuk ka penguar pothuaj të gjithë televizionet në Shqipëri, kombëtare dhe lokale të bëj...

16:51

Faleminderit Ambrozia e zbythe Ramën

Ne fakt, dhe pse po i them faleminderit, jam i sigurte qe Ambrozia, ashtu si cdo gazetare ne bote nuk ka nevoje per falenderime kur ben detyren. Po i themi me g...

15:49

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI