Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Çmendet Juventus: 30 milionë euro për 4 vjet për kampionin

Lapsi.al 3 July 2018
Çmendet Juventus: 30 milionë euro për 4 vjet për kampionin

Për ndonjë mund të jetë fantazi e pastër, për të tjerë dicka më shumë se sa një sugjerim i fillimit të verës: lamtumira me Real Madrid e Cristiano Ronaldos për momentin mbetet një hipotezë, edhe pse konkrete pas sinjaleve të qarta që dha portugezi pas finales së Kievit.

Në këtë situatë jo të favorshme për “Los Blancos” është futur Juventusi. Ajo që ka hedhur dritë mbi këtë cështje është edhe “Marca” me një titull hapës që ka bërë të ëndërrojë popullin bardhezi. Sipas prestigjozes spanjolle, gjithmonë afër Real Madrid, Juventusi është në krye të garës për Ronaldon, i cili praktikisht ka thyer marrëdhënien me Florentino Perez.

Veς të tjerash CR7 do të ishte i lumtur të bëhej pjesë e projektit bardhezi, duke qenë se negociatat për pagën duket se kanë avancuar falë kontakteve me presidentin Andrea Agnelli: 30 milionë euro në vit për katër sezone, propozimi më i mirë krahasuar me 25 të ofruara nga numri një i madrilenëve.

Kampioni luzitan ka edhe një akord të pashkruar për të bërë që klauzola e zgjidhjes së kontratës prej 1 miliard euro të ulet në mënyrë të ndjeshme, duke lejuar Juventus ta ketë më të thjeshtë operacionin, me kusht që që mbërrijë një ndihmë nga jashtë (FCA e John Elkann?).

Edhe 'A Bola' konfirmon destinacionin e ri të CR7.

E përditshmja portugeze tregon për lamtumirën e afërt të portugezit nga Real, ndoshta për të fluturuar në Torino, ku do të niste zyrtarisht sulmi për të fituar Champions League, kompeticion i fituar 5 herë nga Ronaldo e që është ide fikse e bardhezinjve.

Të këshilluara

Cavani nuk ia del, Franca një mirazh

Nuk mund të buzëqeshë Uruguaji për gjendjen fizike të Edinson Cavanit në vigjilje të çerekfinaleve kundër Francës, edhe pse lajmet që vijnë nga qendra e grumbul...

22:36

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI