Flash

Zgjidhet presidenti i ri i Meksikës

Lapsi.al 2 July 2018
Zgjidhet presidenti i ri i Meksikës

Në Meksikë, 64-vjeçari i krahut të majtë Andres Manuel Lopez Obrador, i cili e filloi karrierën e tij në politikë dekada më parë, si mbrojtës i të drejtave të banorëve indigjenë, fitoi zgjedhjet presidenciale të vendit. Ai garoi me platformën e luftës kundër korrupsionit dhe uljes së varfërisë duke fituar mbështetjen e votuesve të irrituar nga partitë tradicionale si ajo e presidentin në largim Enrique Pena Nieto.

Lopez Obrador bëri thirrje të dielën për “marrëdhënie më të mira” me Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të kërkojmë një marrëdhënie më të mirë me qeverinë amerikane bazuar në miqësi dhe zhvillim, gjithmonë nisur nga respekti i ndërsjelltë dhe në mbrojtje të bashkatdhetarëve tanë, emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në atë vend”.

Duke folur për sfidat e brendshme të Meksikës, Lopez Obrador tha se çrrënjosja e korrupsionit dhe e mosndëshkimit do të jetë misioni kryesor i qeverisë së tij dhe ai nuk do të “zhgënjejë” popullin meksikan.

“Unë përsëris premtimin tim për të mos e tradhtuar besimin tuaj të cilin miliona meksikanët kanë vendosur tek unë. Unë do të qeveris me ndershmëri dhe drejtësi, nuk do të të dështoj, nuk do t’ju zhgënjej dhe nuk do ta tradhtoj popullin tim”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, përgëzoi zotin Obrador përmes Twitterit:“Urime për Andres Manuel Lopez Obrador që do të jetë presidenti i ardhshëm i Meksikës. Mezi pres të punoj me të. Ka shumë gjera që mund të bëjmë në të mirë të Shtetet e Bashkuara dhe Meksikës! ”

Një sondazh nga organizata Parmetira kishte parashikuar se Lopez Obrador do të fitonte 53-59 për qind të votave, shumë më përpara dy rivalëve të tij kryesorë.

Sondazhet e kryera para votimit të së dielës e tregonin vazhdimisht Lopez Obradorin, i njohur gjerësisht si AMLO, me një kryesim prej dy shifrash.

Të dy kundërshtarët e Obradorit në zgjedhjet e së dielës – Jose Antonio Meade, i partisë PRI në pushtet dhe Ricardo Anaya i partisë PAN – i uruan atij sukses “për mirëqenien e Meksikës”.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që fitohen nga partia e zotit Obrador, Lëvizja Kombëtare e Ringjalljes (MORENA), e cila ka formuar një koalicion me Partinë Laburiste të krahut të majtë dhe Partinë Socialiste të së djathtës. /VOA/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI